Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  
Mire se vini te Engjujt e Shqipes.

 

 Thaci: Pritje madheshtore per Biden

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Rora

Rora


Anzahl der Beiträge : 1671
Reputation : 8
Anmeldedatum : 23/04/2009

Thaci: Pritje madheshtore per Biden Empty
MesazhTitulli: Thaci: Pritje madheshtore per Biden   Thaci: Pritje madheshtore per Biden EmptyFri 15 May - 13:23

Ndonese ende nuk eshte bere publike axhenda e vizites se zevendespresidentit amerikan Joseph Biden, Prishtina zyrtare ka filluar me pergatitjet e para per nje vizite sa me te sigurte dhe sa me madheshtore.
Burime qeveritare bejne te ditur se te henen do te kete nje varg takimesh ndermjet protokollit te kabintetit qeveritar dhe pergjegjesve te sigurise se zotit Biden, per te hartuar keshtu skenarin e sigurise, pjese e te cilit do te jete edhe policia e Kosoves.

Autoritetet qendrore te Kosoves, e vleresojne kete vizite si me te rendesishmen qe pas shpalljes se pavaresise me 17 shkurt 2008.

“Zoti Biden ka qene gjithmone mik i Kosoves dhe mbeshtetes i pavaresise. Ai do te pritet si mik dhe si zevendespresident dhe Kosova do te organizoje nje pritje madheshtore”, ka deklaruar kryeministri Hashim Thaci.

Por sa do te ndikoje kjo vizite ne permiresimin e marredhenieve Prishtine-Beograd? Kryeministri Thaci para se gjithash e ftoi Beogradin zyrtar qe te heqe dore nga politika e vjeter e Milloshevicit ne raport me Kosoven, nje politike kjo qe sipas kryeministrit Thaci po e pengon rrugen e Serbise drejt integrimeve euroatlantike.

Zevendespresidenti amerikan Joseph Biden pritet te vizitoje Kosoven gjate javes se trete te muajit maj. Ajo qe dihet deri me tani jane takimet me udheheqesit me te larte shteterore, ndersa krahas ketyre takimeve Biden do te vizitoje edhe trupat e ushtrise amerikane te stacionuara ne Kosove por edhe ne vende te tjera te rajonit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Rora

Rora


Anzahl der Beiträge : 1671
Reputation : 8
Anmeldedatum : 23/04/2009

Thaci: Pritje madheshtore per Biden Empty
MesazhTitulli: Re: Thaci: Pritje madheshtore per Biden   Thaci: Pritje madheshtore per Biden EmptyThu 21 May - 16:18

Bajden në Prishtinë: Ruajta e unitetit të Kosovës është një çështje absolute për SHBA-në
Thaci: Pritje madheshtore per Biden Biden
"Ruajta e unitetit të Kosovës është një çështje absolute për SHBA-në. Ruajtja e tërësisë territoriale të Kosovës është minimumi të cilin SHBA nuk e kalon”, ka theksuar zv Presidenti amerikan, Xhozef Bajden, pas takimit të përbashkët që ka zhvilluar në Prishtinë me Presidentin Sejdiu dhe Kryeministrin Thaçi.
“Tërësia territoriale duhet të ruhet sikurse edhe krijimi i një shoqërie shumetnike”, ka thënë Biden. Ai edhe njw herë ka konfirmuar qëndrimin amerikan se pavarësia e Kosovës është një çështje e pakthyeshme.
Biden po ashtu ka shprehur vlerësimin se Qeveria e Kosovës ka bërë një progrestë madh.
Nga ana e tij, Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka theksuar përkushtimin dhe falënderimin e institucioneve dhe të popullit të Kosovës për Shtetet e Bashkuara, për mbështetjen e lirisë, paqes stabilitetit dhe zhvillimit të Kosovës. “God bless America”, ka përfunduar fjalimin e tij presidenti i Kosovës.

Kryeministri Thaçi, ndërkaq e ka quajtur vizitën e Bidenit një ditë të veçantë për popullin e Kosovës. “Është një konfirmim i mbështetjes së SHBA-së për progresin në Kosovë”, është shprehur ai, para gazetarëve.

Deklaratat e Bajdenit dhe liderëve Koosvarë

BIDEN: Po filloj duke falënderuar kryetarin dhe kryeminstirin për një nga nderet më të ëmdha që më janë bërë. Unë sapo jam nderuar me medalen e lirisë të cilën nuk e meritoj, por që thellësisht e çmoj. Në emrin tim dhe të shtetit tim unë i falënderoj të dy këta liderë për nderin që më bënë. Më lejoni të them edhe një gjë tjetër. SHBA-të e kanë bërë të qartë që njohja e pavarësisë së Kosovës ëhstë proces i pa-kthyeshëm, ajo nuk do të ndryshojë. Dhe nën dy, ëshët ajo që NJË Kosovë e plotë e pa-ndarë është kërkesa minimale dhe shumë esenciale.
Çështja e tretë që dua të theksoj është se Qeveria ka bërë përparim të konsiderueshëm në vitin e parë, është e mrekullueshme që për një vit të arrihet ky përparim që ata e kanë bërë.
Dhe elementi kritik është vazhdimi i këtij suksesi. Dhe përderisa të ketë sukses dhe pandashëmri ju mund të llogaritini në mbështetjen e SHBA-ve.
Kjo është një shansë e madhe për vendin tuaj që Evropa dhe SHBA-të ju mbështesin të gjithëve. Vendi juaj do të jetë totalisht i hapur, kjo do të ndodhë dhe ne do ta ndërtojmë atë për herë të parë.
Për eksperiencat tona, kur një vend demokratik është i bashkuar me demokracitë tjera të gjitha gjërat që i ka kaluar ky vend do të kenë një mënyrë më të mirë për t'i tejkaluar. Unë jam shumë optimist për këtë dhe e falëndëroj qeverinë për mikëpritjen .
Dua të them se sa i lumtur jam për tu rikthyer në Kosovë ku vendi është i ngritur dhe i rritur dhe njerëzit janë të lumtur dhe po presin të lumtur të arrijnë në shtëpitë e tyre. Duke parë një prosperitet tek njerëzit që lëvizin, dua të them që unë do të jem i lumtur për t'u rikthyer në Kosovë dhe unë jam shumë mirënjohës jo vetëm qeverisë por edhe qytetarëve për përpjekjet e tyre. Ju falenderoj shumë!

SEJDIU : Unë dua të shpreh kënaqësinë tonë- të popullit të Kosovës , të institucioneve tona, sepse vërtet është një ditë historike, që sot kemi për vizitë në Kosovën zëvendëspresidentin e SHBA-ve zotin Bajden. Duhet të kemi një përkushtim të thellë ndaj atyre që Shtetet e Bashkuara dinë të bëjnë për mbështetjen e Kosovës, mbështetjen e lirisë së saj, mbështetjen e paqes, mbështetjen e stabilitetit dhe mbështetjen e zhvillimeve tona. Ne do të mbajmë zotimet tona që Kosova të jetë e till ashtu siç jemi përcaktuar me kohë dhe do të vazhdojmë me bashkëpunimet më të mira të mundëshme. E them gjithmonë nga shpirti: Zoti e bekoftë Amerikën dhe popullin e saj!

THAQI: Është një ditë e veçantë për Kosovën dhe popullin e saj, vizita e zëvendëspresidentiti Bajden, mikut tonë të vjetër të popullit të Kosovës, lirisë, pavarësisë, demokracisë dhe integrimeve në NATO Bashkim Evropian.Është një lajm historic për ne. Është një ri- konfirmim I mbështetjes së fuqishme SHBA-ve për progresin e arritur në Kosovë. Ne i dhamë përsëri zotimet tona për vazhdimin e qeverisjes së mirë, demokratike, efektive, të transparencës, të sundimit të ligjit të luftës kundër korrupsionit , kundër krimit të organizuar kundër dukurive negative e ndërtimit të Kosovës demokratike të Kosovës si atdhe i të gjithë qytetarëve të saj, të një Kosove multietnike dhe me prespektivë e vizion drejt integrimeve në NATO dhe BE. Zoti Bajden, Kosova krenohet me ju!

(Radio Blue Sky)

Arritja e Bajdenit në Kosovë

Aeroplani “Air Force 2” ka ateruar saktësisht në orën 9 : 38 minuta në aeroportin ushtarak të Prishtinës. Zëvendës presidenti amerikan është pritur nga ministri i jashtëm Skender Hyseni, ambasadorja amerikane Tina Kajdonou dhe zonjat Sejdiu dhe Thaçi si dhe me nderime të larta nga Garda Ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Bajden me helikopter është nisur drejt kryeqytetit në bazën e KFOR-it dhe më pas stacioni i tij i parë do jetë Kuvendi i Kosovës ku ndodhet edhe presidenca e vendit. Aty ai do të takohet me presidentin Sejdiu dhe kryeministrin Thaçi, ndërsa më pas do tu drejtohet me një fjalim edhe ligjvënëseve kosovarë
Mijëra qytetarë dhe nxënës të shkollave kanë dalë rrugëve të kryeqyteti për i uruar mirëseardhje zëvendës presidentit amerikan Bajden. Qytetarët e Kosovës kanë dalur ta nderojnë zëvendës presidentin amerikan me flamuj amerikanë e kosovarë dhe me parulla ku shprehet falënderimi për ndihmën që Shtetet e Bashkuara dhe zëvendës presidenti Bajden ka dhenë për Kosovën.
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se vizita e zëvendëspresdentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhozef Bajden në Kosovë është historike. Kryeminsitri theksoi se vizita shënon thellimin e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mbështetjen e fuqishme të SHBA-s për paqe dhe stabilitet, për zhvillim të demokracisë dhe perspektivës evro-atlantike për rajonin.
Edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj e vlerësoi historike vizitën e zëvendëspresdientit Bajden në Kosovë: “Bajden njihet nga populli i Kosovës si përkrahës i madh për lirinë dhe demokracinë e vendit tonë” ka thanë lideri i AAK-së Haradinaj
Strukturat e rendit dhe sigurisë, thonë se kanë marrë të gjitha masat e nevojshme, në koordinim edhe me personelin për siguri të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, për të garantuar siguri të mjaftueshme gjatë vizitës së zëvendëspresidentit amerikan, Joseph Biden. Policia e Kosovës, ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të reduktojnë lëvizjen e tyre me automjete në kryeqytet.
Për shkak të vizitës së zëvendës presidentit amerikan Xhozef Bajden në Kosovë, serbët e Kosovës kanë paralajmëruar mbajtjen e protestave gjatë ditë së sotme. Nënkryetari i të ashtuquajturit “Kuvend i Bashkësisë së komunave të Kosovës”, Marko Jakshiq, ka deklaruar për mediat serbe se protesta do të mbahet në mesditë në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Rora

Rora


Anzahl der Beiträge : 1671
Reputation : 8
Anmeldedatum : 23/04/2009

Thaci: Pritje madheshtore per Biden Empty
MesazhTitulli: Re: Thaci: Pritje madheshtore per Biden   Thaci: Pritje madheshtore per Biden EmptyThu 21 May - 16:19

Thank u USA... cheers cheers
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Rora

Rora


Anzahl der Beiträge : 1671
Reputation : 8
Anmeldedatum : 23/04/2009

Thaci: Pritje madheshtore per Biden Empty
MesazhTitulli: Re: Thaci: Pritje madheshtore per Biden   Thaci: Pritje madheshtore per Biden EmptyMon 25 May - 13:34

Politika amerikane ndaj Ballkanit nuk do të ndryshojë

Thaci: Pritje madheshtore per Biden F.0524235643209_m

Politika amerikane ndaj Serbisë dhe rajonit, pas vizitës së zëvendëspresidentit Joe Biden në Beograd, do të mbetet në të njëjtën linjë, ka deklaruar Cameron Munter, ambasador i SHBA-ve në Serbi.
Munter, në një intervistë për gazetën “Blic”, ka thënë se, mesa ai është në dijeni, administrata e re amerikane nuk planifikon të emërojë një emisar për Ballkanin – siç është spekuluar së fundi në media.

Ai po ashtu ka thënë se SHBA-të kanë punuar shumë në projekte rajonale për të bërë të gjitha vendet e rajonit më të suksseshme
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MemphiSx




Anzahl der Beiträge : 81
Reputation : 0
Anmeldedatum : 13/12/2008

Thaci: Pritje madheshtore per Biden Empty
MesazhTitulli: Re: Thaci: Pritje madheshtore per Biden   Thaci: Pritje madheshtore per Biden EmptyThu 4 Jun - 16:53

Kjo pritje sna doli madheshtore,sepse e pritem me femijet,edhe ja u qitem grate me prit!!! Se kem pas zakon as tradite kurr me ia u qit grate para,burrav t'mdhaj qysh eshte Bideni Very Happy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Rora

Rora


Anzahl der Beiträge : 1671
Reputation : 8
Anmeldedatum : 23/04/2009

Thaci: Pritje madheshtore per Biden Empty
MesazhTitulli: Re: Thaci: Pritje madheshtore per Biden   Thaci: Pritje madheshtore per Biden EmptyThu 4 Jun - 23:09

shqiptari ate qe e konsideron mik te shtepise ateher gruaja i del ne pritje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Thaci: Pritje madheshtore per Biden Empty
MesazhTitulli: Re: Thaci: Pritje madheshtore per Biden   Thaci: Pritje madheshtore per Biden Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Thaci: Pritje madheshtore per Biden
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Politikë :: Pavarësia e Kosovës-
Kërce tek: