Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  
Mire se vini te Engjujt e Shqipes.

 

 Big Brother, fiton Qetsori

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Rora

Rora


Anzahl der Beiträge : 1671
Reputation : 8
Anmeldedatum : 23/04/2009

Big Brother, fiton Qetsori Empty
MesazhTitulli: Big Brother, fiton Qetsori   Big Brother, fiton Qetsori EmptySun 17 May - 13:09

Big Brother, fiton Qetsori Qetsorifitues
Qetsori eshte fituesi i Big Brother Albania 2. Pas 99 ditesh qendrim ne shtepine me te famshme ne Shqiperi, konkurenti nga Dukati i Vlores ka triumfuar duke fituar cmimin e madh prej 70,000 eurosh.

Cmimi i madh eshte diskutuar mes Qetsorit dhe Adelajdes, nderkohe qe me pare gjate mbremjes u eleminuan Adi dhe Bjordi.

Finalja e Big Brother ka qene gjithashtu e mbushur me surpriza per te gjithe konkurentet e mbetur ne loje. Qetsori ka mundur te takoje djalin e tij dhe t'i sherbeje Parodisteve te Vlores ne nje lokal te improvizuar brenda shtepise se Big Brother. Artistet vlonjate kane kenduar per Sorin nje parodi te ndertuar mbi personazhet e Big Brother.

Bjordi ka mundur te takoje 2 shoket e tij te ngushte, dhe me ne fund ka zbuluar surprizen qe gjendjej e mbyllur ne zarf qe prej dites se ditelindjes se tij. Ai ka fituar mundesine per te konkuruar ne audicionin per nje rol kryesor ne nje film qe do te prodhohet per televizionin italian.

E papritura e trete ka qene per Adelajden. Vajza e ardhur nga Kavaja ka takuar vellain, ka kenduar nje prej kengeve te preferuara te babait te saj dhe i ka kushtuar atij nje dedikim.

Surpriza e radhes i ishte rezervuar Adit. Nen tingujt live te muzikes se tij te preferuar, ai ka takuar nje mik te vjeter, me te cilin kishte shume kohe pa u pare.

Mes ovacionesh pafund per fituesin, prezantuesja Arbana Osmani e ka mbyllur edhe kete edicion te dyte me nje dedikim per njeriun qe i dha jete ketij spektakli ne Shqiperi. Ky sukses i jashtezakonshem, i dedikohet Tanit. Endrra vazhdon...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Rora

Rora


Anzahl der Beiträge : 1671
Reputation : 8
Anmeldedatum : 23/04/2009

Big Brother, fiton Qetsori Empty
MesazhTitulli: Re: Big Brother, fiton Qetsori   Big Brother, fiton Qetsori EmptySun 17 May - 13:16

Shume mu bo qefi qe e mori ky cmimin e pare... vetem ky mund te jete shembull jo te tjeret pra suksese edhe ne jeten jashte shtepise... cheers cheers cheers cheers cheers cheers cigare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Diana007

Diana007


Anzahl der Beiträge : 1823
Reputation : 11
Anmeldedatum : 12/12/2008

Big Brother, fiton Qetsori Empty
MesazhTitulli: Re: Big Brother, fiton Qetsori   Big Brother, fiton Qetsori EmptySun 17 May - 15:32

Sha Zoten edhe mu po , ama shum kam shpresu se Adela ka me fitu , ka qen shum e fort edhe besa i kan taku , Razz
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Rora

Rora


Anzahl der Beiträge : 1671
Reputation : 8
Anmeldedatum : 23/04/2009

Big Brother, fiton Qetsori Empty
MesazhTitulli: Re: Big Brother, fiton Qetsori   Big Brother, fiton Qetsori EmptyThu 21 May - 16:24

Qetsori i famshem edhe ne Itali
Qetsor Ferunaj, fituesi i “Big Brother Albania”, duket se po shijon famen e tij edhe ne Itali.
I gjendur ne Perugia per te rinovuar lejen e tij te qendrimit, ai u intervistua nga gazeta e ketij rajoni “Regione Umbria” e cila i ka kushtuar pothuajse nje faqe te tere djalit nga Dukati i Vlores.

“Perugia eshte nje qytet qe me pelqen te rris femijet e mi. Jam i dashuruar pas ketij qyteti te ri, po njekohesisht edhe antik”, thote Qetsori.

Ne faqen kushtuar fituesit te “Big Brother” ne Shqiperi, shkruhet me detaje se kush eshte Qetsori, nga vjen, cfare ka bere ne jeten e tij dhe cilat jane deshirat dhe ambiciet qe ka ky personazh tashme i njohur jo vetem brenda kufijve te Shqiperise.

Ne gazete shkruhet se Qetsori eshte shume i njohur nga bashkekombasit e tij qe jetojne ne Itali, te cilet e kane ndjekur reality show-n permes platformes DigitAlb.

Qetsori flet per median italiane edhe per arsyen e pjesemarres ne “Big Brother Albania”: Donte te bente krenar babane e tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Rora

Rora


Anzahl der Beiträge : 1671
Reputation : 8
Anmeldedatum : 23/04/2009

Big Brother, fiton Qetsori Empty
MesazhTitulli: Re: Big Brother, fiton Qetsori   Big Brother, fiton Qetsori EmptySat 23 May - 22:29

Nje jave pas “Big Brother”

Big Brother, fiton Qetsori Bb-post

Vetem nje jave pas perfundimit te spektaklit me popullor ne Shqiperi, "Big Brother Albania 2", banoret e shtepise me te famshme ne vend, u mblodhen perseri ne nje tjeter nate surprizash ne Top Channel.

Te gjithe se bashku treguan te pathenat deri tani, nga bashkejetesa e tyre 3 mujore.

Gjate spektaklit te mbremshem pati surpriza por edhe debate mes banoreve, qe paten si shkas zbulimin e prapaskenave te permbledhura ne klipe te ndryshme qe shkaktuan edhe reagimet e tyre.

Debati qe e rriti paksa temperaturen e mbremjes se te premtes ishte ai rreth puthjeve te Adelaides dhe Bjordit si dhe deklarimet qe konkurentet kishin bere per njeri tjetrin ne gazeta te ndryshme gjate intervistave te tyre.

Nderkaq ish-banoret e shtepise me te famshme treguan edhe se si po shkojne marredheniet e tyre jashte saj. Anjeza dhe Arjoni pranuan se marredhenia e tyre nuk eshte tashme njesoj duke lene te kuptohet se ata nuk jane me se bashku.

Megjithate te gjithe dukeshin te kenaqur nga kjo eksperience ndonese kane edhe rezervat e tyre per jeten se bashku ne shtepi.

Ne fund u ndane edhe dhurata. Qetsori pervec cekut qe mori javen e kaluar prej 50 mije eurosh iu dorezuan edhe celsat e nje mazde kabriolet, Adelaida fitoi nje bilete per te pare nje nga garat e formules nje dhe te gjithe se bashku do te bejne nje udhetim turistik neper qytetet kryesore te vendit dhe turi i tyre do te perfundoje ne Prishtine.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Big Brother, fiton Qetsori Empty
MesazhTitulli: Re: Big Brother, fiton Qetsori   Big Brother, fiton Qetsori Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Big Brother, fiton Qetsori
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» “Big Brother”, jehona vazhdon...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Kulturë :: Personalitete publike-
Kërce tek: