ForumForum  PortaliPortali  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  
Mire se vini te Engjujt e Shqipes.

Share | 
 

 Kosova aplikon në OKI, pasi të jetë pranuar në OKB

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Rora

avatar

Anzahl der Beiträge : 1671
Reputation : 8
Anmeldedatum : 23/04/2009

MesazhTitulli: Kosova aplikon në OKI, pasi të jetë pranuar në OKB   Tue 26 May - 21:57


Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi e kanë përshëndetur miratimin e Rezolutës për Kosovën nga Organizata e Konferencës Islamike.
Në një konferencë të përbashkët për media, presidenti dhe kryeministri e vlerësuan të rëndësishme se Rezoluta i referohet Deklaratës së pavarësisë të 17 shkurtit 2008 dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Ata thanë se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Organizatën e Konferencës Islamike, menjëherë pasi të jetë pranuar në OKB.

Sejdiu e Thaçi, nuk përjashtuan mundësinë që kryetari i AKR-së Behxhet Paciolli, i cili ka paralajmëruar njohjen e Kosovës nga El-Salvadori me 2 qershor, të përfshihet në proces të lobimit.

Ata nuk e kanë mohuar t’i kenë dhënë leje kryetarit të partisë Aleanca Kosova e Re, për të përfaqësuar institucionet e Kosovës në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të El Salvadorit.

Kreu i AKR-së, Behxhet Pacolli i cili do të marrë pjesë në këtë ceremoni, ka paralajmëruar se El Salvadori do ta njohë pavarësinë e Kosovës, menjëherë pas inaugurimit të presidentit të ri. /RTK/KTV/Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Kosova aplikon në OKI, pasi të jetë pranuar në OKB
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Politikë :: Pavarësia e Kosovës-
Kërce tek: