Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  
Mire se vini te Engjujt e Shqipes.

 

 Kërkohet dorëheqja e Brownit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Rora

Rora


Anzahl der Beiträge : 1671
Reputation : 8
Anmeldedatum : 23/04/2009

Kërkohet dorëheqja e Brownit Empty
MesazhTitulli: Kërkohet dorëheqja e Brownit   Kërkohet dorëheqja e Brownit EmptyFri 5 Jun - 15:11

Kërkohet dorëheqja e Brownit F.0605101514934_m

Në një goditje tjetër te fuqishme ndaj autoritetit të kryeministrit britanik, Gordon Brown, një anëtar i qeverisë së tij ka shpallur dorëheqjen e tij duke i bërë thirrje Brownit që edhe ai ta bëjë këtë.
Sekretari britanik për punë dhe pensione, James Purnell, tha se vazhdimi i Brownit në krye të qeverisë dhe partisë laburiste do ta bënte më të ngjashme një fitore të konservatorëve në zgjedhjet e ardhshme.

Ndërkohë disa ministra të tjerë të kabinetit të Brownit, përfshirë edhe sekretarin e Jashtëm David Milliband kanë shprehur mbështetjen për Brown.

Por deputete të tjerë laburistë si Barry Sherman kanë sugjeruar balotazh partiak për postin e Brownit.

Ndërkohë udhëheqësi i opozites, kryetari o partisë konservatore, David Cameron ka thënë se qeveria e Brownit ishte duke u rrënuar dhe se duhet zhvilluar zgjedhje të përgjithshme menjëherë.

Parnell është ministri i tretë i kabinetit që jep dorëheqje gjatë kësaj jave, pas sekretares së brendshme Jacqie Smith dhe sekretares për komunitete, Hazel Blears.

Tani Brown duhet të vendos nëse mund ta shpëtoj postin e tij duke bërë ndryshime në kabinetin e tij. /bbc/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kërkohet dorëheqja e Brownit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Politikë :: Arena Ndërkombëtare-
Kërce tek: