ForumiForumi  PortaliPortali  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista e AnëtarëveLista e Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  Identifikohu  
Mire se vini te Engjujt e Shqipes.

Share | 
 

 Paqja në Lindjen e Afërme është e domosdoshme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Rora



Anzahl der Beiträge: 1671
Reputation: 8
Anmeldedatum: 23/04/2009

MesazhTitulli: Paqja në Lindjen e Afërme është e domosdoshme   Fri 5 Jun - 13:12

Pas fjalimit të tij të Kajros, të ndjekur me vëmendje në mbarë botën, kancelarja Angela Merkel i ka premtuar presidentit amerikan Barack Obama mbështetje në gjetjen e një zgjidhjeje për paqe në Lindjen e Afërme.
Zgjidhja me dy shtete për Izraelin dhe për palestinezët është e domosdoshme, tha kancelarja pas një takimi me Obamën në Dresden. Vetë presidenti amerikan theksoi rolin e Republikës Federale si aleate.

Në Lindjen e Afërme duhet punuar për shmangien me çdo kusht të garës së armatimit bërthamor, tha Obama duke pasur parasysh gjendjen në Iran.

Presidenti amerikan mbërriti për një vizitë të shkurtër në Gjermani duke ardhur nga Kajroja. Në kryeqytetin egjiptian Obama u përpoq të zgjonte interesim për një fillim të ri të marrëdhënieve të Perëndimit me botën islame.

Pasdite Obama do të vizitojë përkujtimoren e kampit të përqendrimit Buchenwald. /D-Welle/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Paqja në Lindjen e Afërme është e domosdoshme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Politikë :: Arena Ndërkombëtare-