Bruce Willis dhe bashkeshortja e tij e re, modelja 32 vjecare Emma Heming kane realizuar nje set fotosh per revisten “W Magazine” pak dite pas zyrtarizimit te marteses.
“I kalova 10 vitet e fundit te jetes time single dhe shume pak i lumtur. Ndihesha keq sepse asnje vajze nuk u jepte pergjigje pyetjeve te mija. Fale Emma-s hodha bazat e reja per nje jete te lumtur”, shprehet Willis per revisten.
Ne intervisten e gjate, aktori amerikan shpjegon gjithashtu si ka arritur te ruaje nje marredhenie shoqerore me ish bashkeshorten Demi Moore. “Ne vend te pare qendrojne femijet tane dhe jemi shume me fat pasi shpesh here takohemi te gjithe, perfshire ketu edhe Ashton Kutcher. E dua shume Demi-n dhe e respektoj per menyren si e jeton punen dhe ndjenjat”, thekson Willis.