Fergie ka ndryshuar look duke u transformuar ne brune per setin fotografik te revistes “Allure”. Behet fjale per nje teme te thjeshte; Vera dhe kostumet e banjos.
“Pergatitu per ne plazh”, i ka thene drejtori i revistes Paul Cavaco kengetares dhe ajo i eshte pergjigjur, “Patjeter”. Fergie ka angazhuar ne kete set fotografik nje ekip te madh punonjesish, duke ndjekur linjen e look-ut me te cilen do rishfaqet edhe ne kenget e ardhshme te grupit Black Eyed Peas per albumin e ri "The E.N.D".
“Te ndryshoj sa me shpesh eshte nje gje qe me ben te lumtur. Kur qendroj perhere me te njetin imazh merzitem. Para se te rikthehesha me grupin ndjeva nje ze brenda meje qe me thoshte: Duhet te ndryshosh, ke nevoje per nje revolucion. Jam ne nje faze te re te jetes time, e martuar dhe shume e lumtur, Kam bere nje CD te re me Black Eyed Peas, cfare me duhet me shume?”, shprehet Fergie ne intervisten per “Allure”.