ForumForum  PortaliPortali  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  
Mire se vini te Engjujt e Shqipes.

Share | 
 

 Sejdiu cakton datën e zgjedhjeve lokale me 15 nëntor

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Rora

avatar

Anzahl der Beiträge : 1671
Reputation : 8
Anmeldedatum : 23/04/2009

MesazhTitulli: Sejdiu cakton datën e zgjedhjeve lokale me 15 nëntor   Tue 16 Jun - 22:16



Presidenti Sejdiu ka vendosur sot që zgjedhjet lokale në vend të mbahen me 15 nëntor. Vendimi ka pasuar një sërë konsultimesh që ai ka zhvilluar me partitë politike në Kosovë. Kjo datë ka qenë në qendër të debatit midis forcave politike në pushtet, të cilat preferonin nëntorin dhe atyre në opozitë, të cilat kërkonin që zgjedhjet të mbahen në tetor. Presidenti Sejdiu tha se vendimin e ka marrë në përputhje me kornizën ligjore të zgjedhjeve dhe vendimi nuk është i ndikuar politikisht.
Presidenti Sejdiu hoqi sot dilemën e datës së zgjedhjeve lokale në Kosovë, duke njoftuar se ka vendosur që ato të mbahen më 15 nëntor të këtij viti. Ai tha se vendimin e ka marrë pas konsultimeve me partitë politike, KQZ-në dhe faktorin ndërkombëtar. Sipas Sejdiut vendimi bazohet në Ligjin mbi zgjedhjet lokale dhe duke respektuar mandatin e kuvendeve komunale.

Caktimi i datës së mbajtjes së zgjedhjeve ka qenë në qendër të debatit midis partive në pushtet, të cilat preferonin nëntorin dhe atyre në opozitë, të cilat kërkonin muaji tetor. Mirëpo, Presidenti caktoi 15 nëntorin duke anashkaluar kështu kërkesën e partive opozitare dhe se sipas tij caktimi i datës në muajin nëntor nuk është në kundërshtim të vullnetit të opozitës

Sidoqoftë, caktimi i datës për mbajtjen e zgjedhjeve tashmë iu ka dhënë fund dilemave të shprehura kohëve të fundit se ato edhe mund të mos mbahen këtë vit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Rora

avatar

Anzahl der Beiträge : 1671
Reputation : 8
Anmeldedatum : 23/04/2009

MesazhTitulli: Re: Sejdiu cakton datën e zgjedhjeve lokale me 15 nëntor   Tue 16 Jun - 22:17

mu kane dhimt opozita.. qe i la ne lloq datat e tyne..
kur dihet qe vetem kreu i shtetit ka te drejt te caktoje, kur t`ia don qefi daten e zgjedhjeve... e ata u mundojshin kisha na po dim dicka..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Sejdiu cakton datën e zgjedhjeve lokale me 15 nëntor
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Politikë :: Pavarësia e Kosovës-
Kërce tek: