ForumForum  PortaliPortali  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  
Mire se vini te Engjujt e Shqipes.

Share | 
 

 Në Kosovën e re nuk do të ketë vend për urrejtje dhe dhunë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Arti

avatar

Anzahl der Beiträge : 3715
Reputation : 7
Anmeldedatum : 28/04/2009
Alter : 34
Ort : Atje

MesazhTitulli: Në Kosovën e re nuk do të ketë vend për urrejtje dhe dhunë   Sun 21 Jun - 2:21

- Fjala e ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Skender Hyseni në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara -

New York, 17 qershor 2009

I nderuar z. Kryetar i Këshillit,
Shkëlqesi,

Faleminderit shumë për mundësinë e dhënë që t'ju njoftoj, anëtarë të nderuar të Këshillit të Sigurimit, për të arriturat e vazhdueshme dhe përparimin e qëndrueshëm të Republikës së Kosovës në të gjitha fushat, duke u përqendruar veçanërisht në të arriturat që nga fjala ime e fundit në Këshill, të mbajtur në muajin mars.

Z. Kryetar, para dy ditësh ne festuam përvjetorin e parë të hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kushtetuta e re dhe demokratike e vendit tim është një dokument themeltar bashkëkohor i cili ngërthen mbrojtjen e të drejtave të të gjitha minoriteteve sipas Planit Gjithëpërfshirës të Ahtisaarit. Udhëheqësit dhe populli i Kosovës patën nderin të mirëpresin fituesin e Çmimit Nobel për Paqe, z. Martti Ahtisaari, në Prishtinë, për të festuar përvjetorin e parë të hyrjes në fuqi të Kushtetutës tonë.

Rikonfigurimi i UNMIK-ut ka vazhduar dhe Misioni i Sundimit të Ligjit të Bashkimit Evropian, EULEX është bërë plotësisht operacional që nga 6 prilli 2009. Vendosja e suksesshme e EULEX-it në tërë Kosovën është çmuar jashtëzakonisht shumë dhe Qeveria e Kosovës është duke bashkëpunuar ngushtë në të gjitha çështjet. Përmirësimi i situatës në veri të Kosovës është i dukshëm pas vendosjes së EULEX-it. Megjithatë, ka ende shumë për t'u bërë. Përndryshe, situata e sigurisë në përgjithësi është shumë e qetë dhe stabile në Republikën e Kosovës.

Siç kam deklaruar në këtë forum në muajin mars, për arsye shumë praktike dhe pragmatike, ne kërkojmë përmbylljen e misionit dhe të mandatit të UNMIK-ut. Mbi bazat e zhvillimeve të vazhdueshme pozitive në Kosovë dhe vendosjen e plotë të EULEX-it, këtë kërkesë e ripërsëris edhe sot. E ripërsëris po ashtu edhe përkushtimin tonë të shprehur në Deklaratën tonë të Pavarësisë dhe në Kushtetutën tonë për respektimin dhe pranimin e të drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë rezolutat detyruese të këtij trupi. Ky zotim nuk është lëkundur asnjëherë.

Meqë Qeveria e Kosovës ka marrë përsipër përgjegjësinë e plotë për organizimin e zgjedhjeve, që do të thotë përmes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ajo ka emëruar kryetarin e ri të KQZ-së. Zgjedhjet e reja komunale në Kosovë pritet të mbahen në vjeshtën e vonë. Presidenti i Republikës, Dr. Fatmir Sejdiu, pas konsultimeve të gjata me partitë politike ka caktuar 15 nëntorin si datë për zgjedhjet e reja komunale. Së fundmi, është themeluar edhe një institucion shumë i rëndësishëm. Pas miratimit të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, Parlamenti i Republikës po ashtu ka zgjedhur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Ndërtimi i institucioneve shtetërore, i mbështetur në standarde evropiane, ka vazhduar. Ndërtimi i Forcës tonë të Sigurisë po përparon. Siç kam thënë në deklaratën time të marsit në këtë Këshill, Forca e Sigurisë së Kosovës, e trajnuar nga NATO-ja, është forcë demokratike e sigurisë nën autoritetin civil. Kjo forcë shumë-etnike dhe jo-politike kryesisht do të përqendrohet në reagime në situata emergjente, dhe në përgjithësi në aktivitete të cilat promovojnë zhvillimin, stabilitetin, sigurinë dhe paqen rajonale.

Z. President, në pajtim me kërkesën për një mendim këshilldhënës të parashtruar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara lidhur me deklaratën e pavarësisë dhe në përputhje me afatin e caktuar, më 17 prill 2009, Republika e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatë kontributin e saj me shkrim. Po ashtu, unë e kam njoftuar Gjykatën me qëllimin tonë që të marrim pjesë në të gjitha procedurat në vazhdim, duke përfshirë edhe dëgjimet të cilat do të fillojnë më 1 dhjetor 2009. Gjykata tashmë është njoftuar me qëllimin e Kosovës që të paraqesë kontributin e saj në seancat dëgjimore.

Derisa vazhdojmë të marrim pjesë në mënyrë aktive për të prezantuar rastin tonë para GJND-së, dëshiroj të theksoj përkushtimin tonë për drejtësi dhe besimin tonë në drejtësi. Prandaj, ne jemi të bindur se shqyrtimi dhe vendimi i GJND-së do të jetë i drejtë dhe i paanshëm. Ne besojmë thellë se pozicioni ynë do të rikonfirmohet.

Të nderuar anëtarë të Këshillit,

Njohja e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran ka vazhduar. Njohjet në vazhdimësi janë një dëshmi e qartë e përparimit dhe stabilitetit në Kosovë. Kombet e lira të botës vazhdojnë të çmojnë kontributin e Kosovës për paqe dhe stabilitet rajonal. Dëshiroj edhe njëherë të falënderoj përzemërsisht dhe t'ju shpreh mirënjohje popujve dhe qeverive të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Mbretërisë së Bahreinit, Republikës së Gambias dhe Unionit të Komoreve për njohjen e pavarësisë së vendit tim. Ne i inkurajojmë të gjitha kombet e botës të përkrahin përpjekjet e popullit të Kosovës në ndërtimin e ardhmërisë së tyre si një vend i lirë dhe i pavarur. Pas dekadave të tëra të okupimit, terrorit dhe robërisë së papërshkrueshme, populli i Kosovës meriton të jetë i lirë dhe t'i bashkohet komunitetit të kombeve të lira dhe demokratike të botës.

Z. President, me kënaqësi të madhe sot flas për anëtarësimin e Kosovës në dy institucionet financiare ndërkombëtare të një peshe dhe rëndësie te posaçme për vendin tim, anëtarësimin në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore. Me 6 maj të vitit 2009, Bordi i Guvernatorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar ka miratuar aplikimin e Kosovës, me ç'rast 138 shtete anëtare morën pjesë më procesin e votimit, dhe 96 prej tyre e miratuan vendimin. Është shumë inkurajuese që 41 shtete të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën, kanë votuar në favor të anëtarësimit të Kosovës.

Me 3 qershor përfundoi procesi i votimit për anëtarësim në Bankën Botërore, me ç'rast 139 vende anëtare morën pjesë në votim, dhe 95 prej tyre miratuan aplikimin e Kosovës. Aderimi zyrtar, si në Fondin Monetar Ndërkombëtar ashtu dhe në Bankën Botërore, do të bëhet me 29 qershor në Uashington DC, kur Republika e Kosovës do të nënshkruajë Marrëveshjet.

Anëtarësimi në këto dy institucione shumë të rëndësishme financiare është një inkurajim shtesë për Qeverinë e Kosovës që të vazhdojë me përpjekjet e saj ta luftojë krimin dhe korrupsionin, të forcojë sundimin e ligjit, të ruajë stabilitetin makro-ekonomik përmes disiplinës buxhetore dhe fiskale gjatë krizës së tanishme ekonomike.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka punuar shumë në çështjet e ekonomisë, drejtësisë dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e saj. Integrimi i minoriteteve si dhe kthimi i të zhvendosurve ka vazhduar të mbetet prioriteti kryesor i Qeverisë. Kryeministri Hashim Thaçi personalisht ju është qasur familjeve të kthyera serbe dhe janë ndarë fondet e Qeverisë për rindërtimin e shtëpive për të kthyerit.

Qeveria jonë ka vazhduar të kërkojë mënyra për të përmirësuar kushtet në vendet e komuniteteve pakicë, posaçërisht në vendet me shumicë serbe. Për fat të keq, Republika e Serbisë ka vazhduar të pengojë qytetarët serbë të Kosovës që të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës. Beogradi, po ashtu, ka vazhduar të ndërhyjë në bashkëpunimin tonë me fqinjët dhe me komunitetin ndërkombëtar, duke penguar pjesëmarrjen tonë në trupa rajonalë dhe trupa më të gjerë ndërkombëtarë.

Në Kosovën e re nuk do të ketë vend për urrejtje dhe dhunë. Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara në ndërtimin e demokracisë shumë-etnike, në paqe me fqinjët e saj dhe duke kontribuar në bashkëpunimin rajonal, paqenë dhe sigurinë.

E ardhmja e të gjitha kombeve të Ballkanit Perëndimor shtrihet në integrimin evropian dhe Kosova ka për qëllim ta ndjekë këtë synim me shumë përkushtim.

Për t'i arritur këto qëllime, ne në Republikën e Kosovës do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me BE-në, SHBA-të dhe NATO-n.

Z. President,

Në fund, më lejoni të theksoj përkushtimin e Kosovës që të punojë me të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në promovimin e qëllimeve të përbashkëta për paqe dhe siguri ndërkombëtare.

Edhe njëherë dëshiroj t'ju falënderoj për mundësinë e dhënë që t'i paraqes pikëpamjet e Republikës së Kosovës.

Ju faleminderit shumë!



Telegrafi

_________________
Nëse e sheh dike pa buzëqeshje, jepja një tënden!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Në Kosovën e re nuk do të ketë vend për urrejtje dhe dhunë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Politikë :: Pavarësia e Kosovës-
Kërce tek: