ForumForum  PortaliPortali  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  
Mire se vini te Engjujt e Shqipes.

Share | 
 

 Thaçi: Qeverisja në Prizren, shembull i qeverisjes së mirë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Rora

avatar

Anzahl der Beiträge : 1671
Reputation : 8
Anmeldedatum : 23/04/2009

MesazhTitulli: Thaçi: Qeverisja në Prizren, shembull i qeverisjes së mirë   Mon 22 Jun - 22:02


Kryeministri Hashim Thaçi e ka përshkruar qeverisjen lokale në Prizren, si shembull të qeverisjes së mirë në Kosovë.
“Kjo punë është bërë, falë angazhimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Kuvendit Komunal, por para së gjithash fal insistimit të pashoqë dhe angazhimit të profesor Ramadan Mujës”, ka thënë Thaçi pas vizitës që ka bërë të hënën në Kuvendin Komunal të Prizrenit ku është takuar me kryetarin e komunës së Prizrenit, Ramadan Muja.

Thaçi e ka vlerësuar Prizrenin si një qytet të ndryshimeve të mëdha, të mirëkuptimit dhe tolerancës politike e ndëretnike ndërmjet qytetarëve.

Ai po ashtu i ka vlerësuar të suksesshme arritjet në ndërtimin e infrastrukturës rrugore në Prizren, ndërtimin e shkollave të reja si dhe ndërtimin e ujësjellësit dhe kanalizimit, gjatë një viti e gjysmë të qeverisjes në këtë komunë, dhe ka shprehur besimin se këto ndryshime do të vazhdojnë edh në të ardhmen.

Kryeministri ka lavdëruar angazhimin dhe insistimin e vazhdueshëm që ka treguar kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, gjatë takimeve me ministrat në Qeverinë e Kosovës, për të realizuar e nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të Prizrenit.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim investimet në infrastrukturën rrugore, në arsim, në ndërtimin e kanalizimeve dhe ujësjellësit si dhe në ndërtimin e ambulancave”, është shprehur Thaçi. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Thaçi: Qeverisja në Prizren, shembull i qeverisjes së mirë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Politikë :: Pavarësia e Kosovës-
Kërce tek: