ForumForum  PortaliPortali  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  
Mire se vini te Engjujt e Shqipes.

Share | 
 

 Zgjedhjet lokale në Kosovë 2009

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gazi

avatar

Anzahl der Beiträge : 2251
Reputation : 18
Anmeldedatum : 12/12/2008
Ort : ger

MesazhTitulli: Zgjedhjet lokale në Kosovë 2009   Tue 17 Nov - 18:43

Në Kosovë u zhvilluan zgjedhjet e parat prej shpalljes së pavarësisë. Viotuan rreth 45 % e qytetarëve. Zgjedhjet kaluan pa incidente serioze, ndërsa në shumicën e komunave do të ketë balotazh.


Me të përfunduar procesi i votimit në orën 19 të mbrëmjes, partitë poltike garuese në zgjedhjet lokale, nxituan të shpallin rezultatet e tyre dhe e përbashkëta ishte se asnjëra nga partitë në shumicën e rasteve nuk kontestuan rezultatet e njëra tjetrës. PDK-ja e cila udhëheqë me qeverinë, thotë se ka fituar më së shumti vota në komunat e Kosovës. Kjo parti pohon se udhëheqë në 20 komuna. LDK-ja ka pësuar rënie të votuesve krahasuar më zgjedhjet e fundit. Mirëpo ka fituar në kryeqytet. Një ngritje të numrit të votuesve ka shënuar AAK-ja e cila në dy komuna në Deçan dhe Junik, thotë se ka fituar që në raundin e parë. Pos kryeqytetit, i cili pothuaj se është e qartë se ka fituar kandidati për kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, gati në të gjitha qendrat e mëdha të Kosovës do të shkohet në balotazh, sepse asnjë nga kandidatët nuk kanë fituar 51% të votave, sa duhen për të fituar që në raundin e parë. Në balotazh do të shkojnë nga dy kandidatë për kryetar komune, ata që kanë marrë më së shumti vota. Kandidatët që do të garojnë në raundin e dytë janë kryesisht nga katër partitë kryesore garuese në këto zgjedhje. PDK, LDK-së, AAK-së, dhe koalicioni AKR/LDD.

...Presidenti Fatmir Sejdiu përgëzoi qytetarët... ...Presidenti Fatmir Sejdiu përgëzoi qytetarët...

Pjesëmarrja në votime më e lartë se herën e kaluar

Pjesmarrja e qytetarëve në zgjedhje ishte pak më shumë se 45 %. "Numri i qytetarëve që votuan ishte mbi 700.000, nga mbi 1.500.000 me të drejtë vote, që do të thotë 45.36 përqind”, saktëson Nesrin Lushta, kryetare e KQZ-së. Zgjedhjet u zhvilluan në 36 komuna të Kosovës. Në garë ishin mbi 200 kandidatë për kryetar komunash. Zyrtarë të KQZ-vë, thanë se me përjashtim të disa incidenteve të vogla shumë të izoluara procesi i votimit për zgjedhjet lokale ka rrjedhur normalisht në të gjitha rajonet e Kosovës. Në të njejtën linjë për një proces zgjedhor korrekt është shprehur edhe rrjeti i organizatave joqeveritare vendore që monitoroi zgjedhjet. Zgjedhjet u monitoruan edhe nga rrjeti ndërkombëtar ENEMO, i cili gjatë ditës së sotme (e hënë) do të dal me vlerësimin e ecurisë së zgjedhjeve.


Pa incidente serioze

Policia e Kosovës nuk njoftoi për incidente. Udhëheqësit politikë përgëzuan qytetarët për pjesmarrje në votime. Të njejtin vlerësim e dhanë edhe përfaqësues të pranisë ... votoi edhe një pjesë e serbëve. Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: ... votoi edhe një pjesë e serbëve. ndërkombëtare në Kosovë. Procesi i votimit për zgjedhjet lokale u zhvillua edhe në vendbanimet serbe, mirëpo pjesmarrja ishte mjaft e ulët. Përqindja më e madhe në vedbanimet serbe u shënua në tri komunat e reja, Graçanice, Ranillukë dhe Kllokot, diku afër 20 përqind. Në këto komuna për të inkurajuar serbët që të votojnë gjatë procesit të votimit ishin ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Kristofer Dell dhe kryesuesja e një delegacioni të parlamentit evropian që po qëndron në Kosovë, Doris Pack. Ndërsa në komunat më shumicë serbe në veri të Kosovës, numri i pjesmarrësve serbë në zgjedhje ishte tejet i ulët.

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Gazi

avatar

Anzahl der Beiträge : 2251
Reputation : 18
Anmeldedatum : 12/12/2008
Ort : ger

MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet lokale në Kosovë 2009   Tue 17 Nov - 18:50

Shtypi gjerman : Kosova kalon provën e parë të demokracisë


Zgjedhjet lokale në Kosovë gjejnë jehonë në shtypin gjermanofon të së martës. Thuajse njëzëri komentatorët vlerësojnë rrjedhën e qetë të votimeve.

Gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung" komenton: "Zgjedhjet e para në Kosovë më shumë se një vit e gjysmë pas shpalljes së pavarësisë janë padyshim një hap i rëndësishëm, pavarësisht se në këto votime duhej të zgjidheshin vetëm kryetarët e bashkive dhe këshillat komunale. Kosovarët për herë të parë i organizuan vetë këto votime. Nga ana tjetër pjesëmarrja e ulët me 45 përqind të fut në mendime. (...) Shumica e rreth njëqind mijë serbëve, që jetojnë në Kosovë nuk morën pjesë në votime. (...) Nje vend, në të cilin sipas vlerësimeve kuota e papunësisë është 40 përqind dhe emigracioni i të rinjve është bërë endemik, nuk mund të konsideorhet si i konsoliduar. Kosova ende ka një rrugë me pengesa përpara."

Për komentatorin e "Süddeutsche Zeitung" " stabiliteti politik në Kosovë është prioriteti më i rëndësishëm i vendeve perëndimore, të cilat e kanë njohur pavarësinë e këtij rajoni. Pas dy javësh në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës hapet procesi dhjetëditor i konsultimit mbi legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës. Në këtë sfond Kosova do të prezantohet si një shtet funksionues."

E përditshmja zvicerane "Neue Zürcher Zeitung" nën titullin "Pakica serbe është e përçarë në Kosovë" komenton: "Sot në Kosovë ekzistojnë dy rende juridike. Ndërsa në territoret e drejtuara prej qeverisë në Prishtinë zbatohet kushtetuta e re, në pjesën veriore të banuar në mënyrë kompakte prej serbëve, ku nuk vepron qeveria e Prishtinës, mbetet si bazë ligjore Rezoluta 1244 e OKB-së. Vendimtare për suksesin ose mossuksesin e misionit të BE-së do të jetë, nëse ky mision ia del që të jetë i pranishëm më shumë se sa vetëm në mënyrë simbolike në pjesën serbe, që de facto kontrollohet prej Beogradit."

"Tageszeitung" analizon: "Me pjesëmarrjen relativisht të lartë të serbëve në zgjedhje u përmbush një dëshirë e organizatave ndërkombëtare. Reforma e komunave, e vlefshme qysh nga shpallja e pavarësisë tani po vihet në jetë. Ndarja e re e komunave ia zgjeron mundësitë popullsisë serbe. Megjithëse serbët përbëjnë vetëm gjashtë përqind të popullsisë, tani ato mund t' i kenë vetë gjërat nën kontroll në një të kartërtën e territorit ose të paktën mund të bashkëvendosin. Këta zgjedhës serbë, kryetarë bashkishë dhe këshillat bashkiake me pjesëmarrjen në zgjedhje treguan, që të paktën faktikisht ata e njohin kushtetutën dhe pavarësinë e Kosovës. Nga ana tjetër me këto zgjedhje doli në pah edhe përçarja mes popullsisë serbe në Kosovë. Në Veri të Mitrovicës, që kufizohet direkt me Serbinë dhe dominohet prej nacionalistëve radikalë, zgjedhësit iu përgjigjën thirrjes së Beogradit për bojkot. Në enklaven e Jugut në të kundërt, shumë që nuk patën guximin të votojnë, duan zgjidhje pragmatike të konflikteve dhe marrëdhënie fqinjësie me popullsinë shqiptare, pra ato duan një normalizim, që është edhe kusht për rigjallërimin ekonomik."

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Gazi

avatar

Anzahl der Beiträge : 2251
Reputation : 18
Anmeldedatum : 12/12/2008
Ort : ger

MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet lokale në Kosovë 2009   Tue 17 Nov - 19:13

Fituese partitë e mëdha - Publikohen rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi rezultatet paraprake të zgjedhjeve lokale të ditës së dielë. Prishtina fitohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kurse në shumicën e komunave të tjera kryeson me vota PDK-ja.



Zgjedhjet u zhvilluan në 36 komuna të Kosovës përfshirë edhe ato serbe. Sipas të dhënave paraprake, Partia Demokratike e Kosovës e cila udhëheq me qeverinë ka fituar që në raundin e parë në pesë komuna, në Drenas, Skënderaj, Ferizaj, Shtime dhe Zubin Potok, komunë kjo me shumicë serbe, por serbët nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje. Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar tashmë në Prishtinë, Podujeve dhe Fushë Kosovë. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar në Deçan dhe Gjakovë dhe kryeson me vota komunat veriore me shumicë serbe, Zveçan e Leposaviç, ku pjesëmarrja e votuesve serbë ishte shumë e vogël. Katër komuna të reja të krijuara në bazë të planit të decentralizimit, tashmë u takojnë pakicave kombëtare.

Partia Demokratike Turke e Kosovës ka fituar në Mamushë. Partia Liberale Serbe në Graçanicë dhe Kllokot, ndërsa Nisma Qytetare Serbe ka fituar në komunën e Ranillugut.

Kryetarja e KQZ-ve Nesrin Lushta, thotë se votat nuk janë numëruar ende të gjitha, mirëpo kjo nuk mund të ndikojë dukshëm në rezultatet e publikuara deri tash. Zonja Lushta, thotë se në bazë të rezultateve të dhëna deri tani është e qartë se 20 komuna të Kosovës pritet të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve, i cili është menduar që të zhvillohet me 13 dhjetor, megjithatë kjo nuk është vendosur ende nga KQZ-ja.

Rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve për kryetar komunash pritet të bëhen publike gjatë ditëve në vijim. Në zgjedhjet e ditës së dielë pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje ishte 45 përqind. Vëzhguesit ndërkombëtarë thanë se procesi i zgjedhjeve është zhvilluar përgjithësisht konform standardeve ndërkombëtare.

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet lokale në Kosovë 2009   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Zgjedhjet lokale në Kosovë 2009
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Politikë :: Pavarësia e Kosovës-
Kërce tek: