Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  
Mire se vini te Engjujt e Shqipes.

 

 Armiqtë e lëkurës femërore

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Rigona

Rigona


Anzahl der Beiträge : 362
Reputation : 3
Anmeldedatum : 13/12/2008
Alter : 35
Ort : K'tu

Armiqtë e lëkurës femërore Empty
MesazhTitulli: Armiqtë e lëkurës femërore   Armiqtë e lëkurës femërore EmptySun 25 Jan - 1:05

Sa rrezikojnë temperaturat e ulëta, smogu i qyteteve, rrezet ultravioletë dhe pirja e duhanit...

Çdo ditë kur zgjohesh, por edhe para se të flesh, pastron lëkurën tënde me late dhe tonik dhe e "ujit" me një produkt me veprim të lartë hidratues.

Më pas e ushqen me një krem antirudhë. Edhe pse ndjek në mënyrë skrupoloze abc-në e bukurisë, përsëri fytyra jote nuk ka një pamje shumë të kënaqshme. Gjithashtu irritohet dhe skuqet me lehtësi.

Shpjegimi është i thjeshtë: lëkura me kalimin e kohës tenton të fishket, pasi është normal procesi kronologjik i plakjes. Por kësaj i shtohen edhe një sërë faktorësh me veprim agresiv mbi lëkurën tonë...

Efektet e të ftohtit

Dimri është shumë i përshtatshëm për të fjetur. Edhe lëkura jote mendon kështu. Në temperaturat e ulëta metabolizmi i qelizave ngadalësohet dhe lëkura rinovohet më me vështirësi. Jo vetëm kaq, i ftohti tenton të dobësojë filmin hidrolipidik (barriera e mbrojtjes natyrale) dhe vepron në shtrëngimin e kapilarëve.

Në këtë mënyrë në fytyrë do të qarkullojë më pak gjak (pra më pak ushqim) për qelizat. Pasojat kryesore janë moshidratimi, skuqja dhe kapilarët e kuq që fillojnë të evidentohen. I ftohti bëhet një armik kritik sidomos mbas të 40-ve.

Ngadalësimi i metabolizmit implikon edhe një kapacitet më të vogël për të neutralizuar radikalet e lira, përgjegjëset kryesore të plakjes. Enzimat, substancat kimike që duhet të na mbrojnë, nën efektin e të ftohtit punojnë me një efikasitet më të vogël.

Mbroji sytë dhe buzët me një krem specifik dhe përdor një herë në javë një maskë hidratante (më efikase janë ato me bazë ekstrakte vegjetale të cilat kanë edhe një veprim antiskuqje).

Vër në tavolinë omega 3 (sardelet dhe salmonin), yndyrat që fuqizojnë mbrojtjen e lëkurës, vitaminën C (kivi, agrume, speca): veprimi i tyre antioksidues forcon kapilarët.

Plakja

Ke një lëkurë më të re në krahasim me bashkëmoshataret e tua. Falëndero mamin dhe babin: të kanë dhuruar gjene që ta mbajnë kompakte më gjatë se zakonisht.

Plakja kronologjike në krahasim me atë të shkaktuar nga rrezet e diellit, është e lidhur me faktorët biologjik gjenetik të ADN-së tonë të cilat japin instruksione për të ndërtuar organizmin tonë.

Për të kontrastuar shenjat e kohës që kalon, është mirë që t'i sigurojmë epidermës një hidratim deri në 30-35 vjeç. Pastaj shtohet edhe ushqyerja për të stimuluar formimin e kolagjenit dhe të elastinës.

Plakja e lëkurës fillon që ditën kur lind, por sigurisht shenjat e para duken rreth moshës 30 vjeç, me daljen e rrudhave të para që krijohen nga mimika, parregullsi të vogla rreth syve, anës buzëve dhe gojës të cilat mund të maskohen lehtësisht me truk.

Përdor produkte antioksidues dhe hidratantë dhe zgjidh trajtime sipas moshës tënde.

Por mbas të 30-ve një herë në vit duhet të bësh një vizitë dermatologjike për të vlerësuar gjendjen e lëkurës tënde (e cila mund të jetë më e re ose më e vjetër se ti) dhe kështu të individualizosh kurat e duhura.

Stresi dhe ndikimi i tij në lëkurë

Nëse je duke kaluar një periudhë të vështirë, mos u çudit nëse lëkura jote humbet shkëlqimin dhe butësinë. Truri reagon dhe stresi prodhon disa substanca të quajtura neurotransmetues të cilat shtrëngojnë enët e gjakut duke shkaktuar një ngadalësim të qarkullimit.

Rezultati? Epiderma bëhet opake dhe rrudhëzat rreth syve, buzëve dhe gojës theksohen më tepër duke e bërë lëkurën tuaj që të ngjajë më e plakur. E nëse stresit i shtohet edhe një ambient i ndotur qyteti, plakja është padyshim e parakohshme.

Më të rrezikuarat janë femrat e reja nga 20 deri në 30 vjeç.

Sugjerimet më të çmuara: Kushtoji çdo ditë një gjysmë ore kohë vetes tënde, lexo një libër, bëj joga ose bëj ushtrime të frymëmarrjes së thellë.

Pra kaloje kohën ashtu siç të pëlqen ty, por dhe pasuro kozmetikën me trajtime rivitalizuese.


Pasojat e duhanit

Cigarja e rëndon pamjen e lëkurës tënde, aq sa specialistët thonë "fytyrë tym" për të treguar atë bashkësi rrudhash rreth syve, buzëve dhe gojës që krijohen mbas dhjetë vjet pirje e rregullt cigaresh.

Cigarja bën keq, sepse nikotina krijon një lloj tape që pengon oksigjenin që të hyjë në inde. Dhe pa oksigjen qelizat mbeten të uritura dhe nuk arrijnë që të jenë të shëndetshme.

Në këtë mënyrë lëkura humbet shkëlqimin, epiderma thahet dhe irritohet plotësisht. Përveç kësaj nikotina prish mikroqarkullimin duke penguar prodhimin e kolagenit dhe të fibrave elastike. Kështu lëkura humbet elasticitetin dhe plaket më shpejt.

Nëse je vajzë e re dhe lë cigaren, dëmet e saj mund të riparohen dhe në mënyrë mjaft efikase. Ndërsa për një 40-vjeçare që ka 10 vjet që e pi cigaren, dëmet janë më të vështira për tu eliminuar…Dhe nganjëherë të pakthyeshme.

Kërko t'u thuash lamtumirë cigareve dhe ndërkohë shto konsumin e vitaminës A. Gjendet sidomos në vezë, në domate, në spinaq dhe është vitamina e preferuar si një element toksik ndaj duhanit. Kremi i duhur është ai antirrudhë.

Dielli

Bukuria jote e ardhshme varet edhe nga raporti që ti ke me diellin sot. Me kalimin e viteve epiderma reagon ndaj agresorëve diellorë dhe shtresa e jashtme e saj humbet elasticitetin.

Mbroju gjithmonë nga rrezet e diellit dhe jo vetëm në verë ose kur je në mal. Edhe dielli që merr kur je në qytet, bilës edhe në dimër, e vë në provë të fortë lëkurën tënde. Duhet të përdorësh kremra me filtra Uv, bile edhe fondotintën blije me këtë cilësi.

Ndotja

Nëse jeton në qytet, çdo ditë je e detyruar të bësh llogaritë me ndotjen. Ajri që të rrethon dëmton shtresën mbrojtëse të lëkurës tënde dhe në të njëjtën kohë depozitohen mikrograme dhe substanca toksike në formë pluhurash metalikë të padukshëm.

Në këtë fushë beteje padyshim që fytyra jote është në rradhë të parë: ndotet dhe merr një ngjyrë gri në kaf.

Pa llogaritur këtu rreziqet e zhvillimit të alergjisë. Në epidermat më të ndjeshme, akumulimi i substancave të jashtme mund të shkaktojë irritime të bezdisshme antiestetike.

Mosha më kritike janë të rriturit dhe jo fëmijët që vuajnë më shpesh nga irritimet e shkaktuara nga ndotja.

Të vegjlit zakonisht kanë një jetë më të mbrojtur dhe më pak të ekspozuar në krahasim me shtëpiaket ose punëtoret që çdo ditë janë në kontakt me substanca alergjike si detersivë, spray, dhe ozoni që është prezent në disa fotokopje.

Sistemi imunitar i të rriturve është më delikat dhe gati që të shpërthejë në reagime alergjike në prezencë të substancave irrituese. Pastroje gjithmonë lëkurën me kujdes me detergjent delikatë.

Nëse e ke të irrituar ose sensibël, evito ato që përmbajnë sodiolaurilsolfato (substancë kimike që rrit irritimin) si dhe produktet që bëjnë shumë shkumë. Ato kanë një efekt të madh në heqjen e yndyrës deri në thellësi dhe e lënë lëkurën më të ekspozuar nga pluhurat alergjizues.

Përgatiti: Teuta Muja
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Rigona

Rigona


Anzahl der Beiträge : 362
Reputation : 3
Anmeldedatum : 13/12/2008
Alter : 35
Ort : K'tu

Armiqtë e lëkurës femërore Empty
MesazhTitulli: Re: Armiqtë e lëkurës femërore   Armiqtë e lëkurës femërore EmptySun 25 Jan - 1:08

Fytyra përsoset me rregulla

Armiqtë e lëkurës femërore 24162379ru8


17 sekrete për një fytyrë të përkryer. Nga kubat e akullit (për t’u kaluar mbi fytyrë) në përzierjen e fondotintës (për ngjyrën ideale): make-up artist-ët e sfilatave dhe femrave më të njohura të ekranit rrëfejnë detajet e zanatit

1. Primer-at

Quhen kështu produktet që aplikohen para trukut. “Mund të jenë xhelëra të tejdukshëm ose me ngjyrë, që e bëjnë të lëmuar lëkurën, mbushin gropëzat, i japin shkëlqim, rregullojnë prodhimin e yndyrës, sigurojnë qëndrimin e fondotintës”, shpjegon Rajan Tolomei, make-up artist për Max Factor. “Për ne që punojmë me grimin, janë një domosdoshmëri e vërtetë”. Në praktikë, duhet të jenë hapi i parë i rutinës së grimimit tuaj.



2. Arti i higjienës

Para së gjithash... “Për të aplikuar fondotintën, ka nga ato që përdorin sfungjer (ideal për fondotintat kompakte), disa gishtat ose furçë për të përhapur ato më të lëngshmet. Ka secila mjetin e saj, por që duhet të jetë rreptësisht personal. Mikrobet ndodhen përherë në duar, fije dhe fibra dhe të gatshme për të shkaktuar puçrra ose irritime”, tregon Donatella Ferrari, make-up artist për Helena Rubinstein. “Këshilloj ta lani furçën dhe sfungjerin të paktën dy herë në javë me sapun me PH neutral dhe ujë të ngrohtë”.



3. Si të zgjedhësh sfungjerin dhe furçën

Veglat e zanatit. “Për fondotintën preferoj sfungjerin: përdoret për një kohë më të shkurtër dhe prandaj është më higjienike. Më mirë zgjidh një me fije najloni, sepse thith më pak produkt dhe siguron një aplikim të njëtrajtshëm”, thotë Donatella Ferrari. “Për kë i pëlqen më shumë furça, do qe e përshtatshme një e madhe, me fije të gjata dhe të sheshta”.



4. Ligji i ngjyrave

Bëj korrektimin kromatik. “Dhe pse nuk është intuitive, është e nevojshme të dish që e verdha mbulon të kuqen dhe e kuqja mbulon blunë. Pra, për zonën rreth syve, që priret drejt nuancave jeshile-blu, duhet përdorur një korrektor në tone të kuqe dhe, për të mbuluar njollat e skuqura, një korrektor në nuancë të verdhë”, shpjegon Alessandro Bertolazzi, make-up artist i Monica Bellucci-t.



5. Goditjet që zhdukin rrathët e syve

E rëndësishme është “të godasësh”. “Zhdukini rrathët e syve me pak korrektor në zonën rreth tyre, më pas përhapni një shtresë të hollë fondotinte, duke rrahur lehtë me mollëza, thotë Bertolazzi. “Pastaj shumojeni drejt pjesës së sipërme”.



6. Shiko mirë etiketën

...dhe jo vetëm ngjyrën. “Kush ka lëkurë të thatë, duhet të kontrollojë që fondotinta të jetë hidratuese”, thotë Gina Brooke, make-up artist e Madonna-s dhe drejtore artistike për Shu Uemura. “Kush ka lëkurë të yndyrshme, duhet të përdorë një oil free ose pudër. Për lëkurat mikse, fjala kyç është “ekuilibrim”: thuaju “po” produkteve që ekuilibrojnë përbërjen e zonave të ndryshme të fytyrës”.



7. Kura “pre”

Përgatisni lëkurën. “Është thuajse e panevojshme të thuhet: baza do jetë e përkryer vetëm nëse fytyra është pastruar me skrab dhe është hidratuar”, thotë Gina Brooke.



8. Përtacia është e ndaluar

Asnjëherë nuk duhet të jesh shumë e zënë për të qenë e bukur. “Rregulli i artë për një bazë perfekte është ta realizosh sipas mënyrës që kërkon. Çdo fazë, nga përhapja e fondotintës, te tamponimi me korrektor e deri te pudra përfundimtare, zbatohet me kujdes”, tregon Bertolazzi. “Pjesa përfundimtare është shumë e rëndësishme: pudra dhe/ose pluhuri i orizit me ngjyrë neutrale, janë truku që të arrihet një lëkurë që shkëlqen”.



9. Rinovimi për orët jashtë orarit

Kurrë mos e hiq trukun. “Për t’u përgatitur për mbrëmje, këshilloj të punohet mbi bazën që është”, shpjegon Rajan Tolomei. “Ndonjëherë mjafton të shtohet një pikë fondotintë, ose të sprucosh pak avuj uji për të hequr tepricat e pudrës. Në këtë mënyrë baza rikthehet përsosmërisht kompakte”.



10. Sekreti anti-papërsosmëri

Të korrigjosh me ngjyra më të errëta. “Për të fshehur njolla, puçrra apo probleme të fytyrës, përdor gjithmonë një korrektor më të errët se lëkura jote”, shpjegon make-up artist-i i Monica Belucci-t. “Pastaj, mbi këtë bazë, kalo një të së njëjtës nuancë me lëkurën ose gjithsesi më të hapur. Më beso: njëtrajtshmëria është e sigurt”.



11. Po qafa?

Për mos të prishur bazën. “Është vetëm një gabim që gratë nuk duhet ta bëjnë kurrë dhe është më i rëndi: të mos trukosh qafën”. Kështu deklaron Gina Brooke, make-up artist-ja e Madonna-s.



12. Ngjyra e duhur

Përziej. “Receta ime personale është të përziesh edhe dy ose tre fondotinta të ndryshme për të pasur nuancën që kërkon”, thotë Gina Brooke. “Po ta gjeni ngjyrën e përshtatshme, mund ta përdorni gjithmonë pastaj”.







13. Veprimi S.O.S.


...dhe i bërë vetë. “Në mungesë të një korrektori portokalli, ideal për të fshehur rrathët e syve dhe puçrrat, zgjidhja është të përzihet me një furçë pak korrektor neutral me një buzëkuq ngjyrë mandarine”, tregon Donatella Ferrari, make-up artist për Helena Rubinstein.



14. Nëse qan...

Efekt rikuperues. “Sekreti është të lyesh një tampon pambuku me pak krem hidratues, ta kalosh ku loti ka bërë dëmet e tij dhe të vësh sipër fondotintë dhe pudër për ta fiksuar”, shpjegon Donatella Ferrari.



15. Pas festës


Kështu fshin gjurmët e një mbrëmjeje të lodhshme. “Sekreti qëndron te një kub akulli që duhet kaluar mbi fytyrë, pas aplikimit të kremit hidratues”, këshillon Tolomei. “Lëkura rifiton një freski të menjëhershme dhe zona më delikate rreth syve rimerr, falë të ftohtit, forcë dhe elasticitet. Kujdes: kurrë mos vepro në këtë mënyrë pas një dushi të nxehtë. Lëkundjet e temperaturës duhen shmangur.



16. Ndryshim!


Fondotinta është si një veshje: ndërrohet çdo stinë. “Për të pasur gjatë gjithë vitit fytyrë të përkryer, fondotinta duhet ndërruar si një veshje”, thotë Rajan Tolomei, make-up artist për Max Factor. “Pra, mos u fikso te një produkt i vetëm, po zgjidh përbërje më të plota në dimër dhe me produkte më të lëngshme, të përshtatshme për lëkurë të yndyrshme në verë. Të bësh të kundërtën do ishte si të vishje të leshta në det dhe të pambukta në mal”.

Armiqtë e lëkurës femërore 16920448ru6

17. Pudra e mamit


Pluhuri i hollë ose kompakt nuk është me dëshirë. “Për të fiksuar dhe njëtrajtësuar bazën, nuk mund t’ia dilet pa të! Pudra është hapi i detyrueshëm për të gjitha gratë që dëshirojnë një lëkurë pa njolla dhe një make-up që zgjat”, shpjegon Tolomei. “Ky pluhur, me ngjyrë ose transparent sipas dëshirës, kur aplikohet fillimisht në fytyrë, duket se nuk shkakton asnjë përmirësim: po mjafton të presësh vetëm 15 minuta dhe ja ku vjen mrekullia. Duke u ngrohur nga kontakti me epidermën, përzihet me fondotintën e jep si rezultat një efekt natyral, si lëkura jote”.









Parësorët

1. Bazë

Le Blanc de Chanel, Chanel

2. Tonifikues

Spray për para grimit, efekt liftin, Beauty Flash, Comodynes

3. Shkëlqyes

Issima Midnight Star, Guerlain

4. Për lëkurët e skuqura

Bazë mbrojtëse. Redness Solution, Clinique

5. Për rrudhat

La Base Pro Lancome

6. Për të njëtrajtësuar

Korrektor Even Better skin Tone Corrector, Clinique

7. Kundër shenjave të lodhjes

Lisse Minute, Clarins



Korrektorët

1. Mbulim maksimal

Korrektor Unifiance Touch Pro, La Roche-Posay

2. Korrektim zonash

Fond de Teint Correcteur Dermablend, Vichy

3. Shumë i lehtë

Është kompakt: Maximum Coverage Concealer, Elizabeth Arden

4. Mbulim i përpiktë

Për mbulim të menjëhershëm dhe të përpiktë, Smashbox

5. I jep dritë fytyrës

Korrektor shkëlqyes dhe mbulues i zonave më të errëta rreth syve, Guerlain

6. Specifik për anët joestetike

Quick corrector, Clinique

7. Për më shumë dritë

Korrektor shkëlqyes, Clarins



Fondotintat

1. Për lëkura të yndyrshme

Matt Touch Foundation, Yves Saint Laurent

2. Dy në një

Skin Caviar Concealer Foundation, La Prairie

3. Si një rrobë

Fondotintë Face Fabric, Giorgio Armani

4. Ristrukturues

Face Sculptur Make up, Helena Rubinstein

5. Me pigmente minerale

Foundation Retin-Ox Illuminateur, Roc

6. Trajtim me oksigjen (7)
Fondotinta e lëngshme Long Wear Detox Biotherm

Revista Jeta
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Armiqtë e lëkurës femërore
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Të ndryshëme :: Moda & Estetika-
Kërce tek: