ForumForum  PortaliPortali  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  
Mire se vini te Engjujt e Shqipes.

Share | 
 

 A do ta fitojme edhe kete beteje...

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Rora

avatar

Anzahl der Beiträge : 1671
Reputation : 8
Anmeldedatum : 23/04/2009

MesazhTitulli: A do ta fitojme edhe kete beteje...   Thu 23 Apr - 15:11

Besoj e dini se se shpejti pritet fillimi i procesit juridik në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës lidhur me shqyrtimin e legjitimitet të pavarësisë së Kosovës.

Beogradi ka përgatitur dy libra me rreth 1000 faqe ku, sipas tij, përfshihen argumentet kundër pavarësisë së Kosovës, shkruan sot portali austriak Osterraische Nachrichten. Kjo dosje prej 1000 faqesh do të dorëzohet këtë të premte në Hagë para se të skadojë afati për deponimin e dosjeve. Pala serbe ka përgatitur dy libra rreth kësaj çështje. Në librin e parë pretendohet të argumentohet e drejta historike e Serbisë mbi Kosovën. Sipas mediave aty janë përmbledhur dokumente historike me të cilat pretendohet përkatësia serbe e Kosovës që nga koha para sundimit osman, pastaj gjatë kohës së Mbretërisë serbo-kroate-sllovene, Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj deri në vitin 1999. Ndërkaq në librin e dytë janë përmbledhur 90 dokumente me të cilat pretendohet të zhvlerësohet pavarësia e Kosovës, e shpallur me 17 shkurt 2008 e cila, siç thuhet aty, është në kundërshtim me të Drejtën Ndërkombëtare.

Në anën tjetër edhe Kosova ka përgatitur një dosje të madhe me të cilën grupi i avokatëve i prirë nga një avokat i shquar ndërkombëtar do të mbrojë shpalljen e pavarësisë s këtij vendi, e njohur deri më tani nga 57 shtete.

Shtypi huaj raporton se rreth çështjes, nëse pavarësia e Kosovës ka legjitimitet ndërkombëtar, ka dallime edhe në mes shteteve të botës, atyre që e kanë përkrahur, sponsorizuar dhe mbështesin edhe më tej pavarësinë e Kosovës dhe atyre që kundërshtojnë atë.

Mediat e huaja raportojnë se Serbia në anën e saj ka: Rusinë, Kinën, Azerbajxhanin, Argjentinën, Bolivinë, Venezuelën, Rumaninë, Qipron, Spanjën dhe Sllovakinë, ndërkaq në anën e Kosovës qëndrojnë: fuqishëm SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania , Franca, Austria, Zvicra, Finlanda, Danimarka dhe Sllovenia.

Deri më tani janë këto vende që janë renditur prapa Kosovës dhe kanë parashtruar argumentet e tyre në Gjykatën e Hagës në favor të pavarësisë së Kosovës.
Mirëpo, afati për tu rreshtuar në anën e Kosovës apo kundër vazhdon deri më 17 korrik.

Mediat e huaja raportojnë se ky do të jetë një proces i gjatë dhe pritet të nisë në fillim të vitit 2010. Shqyrtimi gjyqësor për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës nga Gjykata ndërkombëtare është miratuar në tetorin e viti të kaluar nga Asambleja e OKB-së. Ndërkohë, vazhdon njohja e pavarësisë së Kosovës, ndonëse, që nga tetori, me ritme të ngadalësuara. / Fadil Gashi/

RTK staff.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
A do ta fitojme edhe kete beteje...
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Politikë :: Pavarësia e Kosovës-
Kërce tek: