ForumiForumi  PortaliPortali  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista e AnëtarëveLista e Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  Identifikohu  
Mire se vini te Engjujt e Shqipes.
Receta te ndryshme gatimi 5 5 2
Share | 
 

 Receta te ndryshme gatimi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Princesa



Anzahl der Beiträge: 87
Reputation: 3
Anmeldedatum: 13/12/2008

MesazhTitulli: Receta te ndryshme gatimi   Sun 26 Apr - 20:12


Mishe i bardhe me majdanoz

1Kg copa mishi i bardhe
4 luge vaj ulliri
2 thelpinje hudher te grire
2 luge majdanoz i grire
piper i bluar, i fresket
kripe
1 gote qumesht
1/2 gote leng mishi ose koncentrat

Kontrolloni qe mishi te mos ket dhjamera. Ne nje tenxhere te larte,nxehni vajin dhe fergoni ne zjarr te avasht hudhren dhe majdanozin.Shtoni mishin dhe zijeni me lengun qe do te leshoj vete ,kur lengu te jete mpiksur apo shterrur ,sperkateni me piper te fresket,hidhni kripe,dhe mbulojeni me qumesht dhe leng mishi.Copat e mishit nuk duhet te mbulohen krejtesisht nga lengu i vete .Mbulojeni pjeserisht me kapak dhe zijeni ne zjarre te avashe duke e perzier shpeshsepse qumeshti tenton te ngjitet derisa salca te mpikset e tera dhe te formohet nje krem i dendur. Sherbejeni te nxehte ne nje pjate me bizele me hudher dhe majdanoz.

Ju beft mire!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.albforum.us
Diana007



Anzahl der Beiträge: 1823
Reputation: 11
Anmeldedatum: 11/12/2008

MesazhTitulli: Re: Receta te ndryshme gatimi   Sun 26 Apr - 21:12

Flm shum per kete recet te mir , kur te martohem do ta provoj me be Razz Laughing
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Princesa



Anzahl der Beiträge: 87
Reputation: 3
Anmeldedatum: 13/12/2008

MesazhTitulli: Re: Receta te ndryshme gatimi   Tue 28 Apr - 22:07

Princes krofne



Përbërësit:

* 1 filxhan kafeje vaj,
* 2 filxhanë kafeje ujë,
* 100 gr miell (1 gotë 2.1/2 dcl),
* 1/2 qeskë pluhur paste,
* 4 vezë.

Kremi: 1 litër qumësht, 10 lugë supe sheqer, 8 lugë miell, 2 vezë, 1 sheqer vanileje.

Përgatitja:

Vlohet uji me yndyrë. Largohet ena nga zjarri dhe, duke e përzier, hidhet gradualisht mielli i përzier me pluhur paste. Ena kthehet në zjarr për t’u fërguar brumi gjersa të shkëputet nga luga dhe ena. Brumi ftohet, pastaj hidhen vezët një nga një duke e tundur brumin me mikser ose me lugë druri në masë të njëllojtë. Me kaush ose me lugë të mesme, në madhësi të një arre, të larguara njëra nga tjetra, vendosen topthat në tepsi të shtruar me letër të yndyrshme. Futen në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë C për t’u pjekur për 30-35 minuta. Nuk çilet furra edhe 20 minuta pas pjekjes. Nëse dëshirohen krofne-mjellma, nga brumi i mbetur, me kaush të hollë kuzhine, formohen disa “qafa” mjellmash në formë të shkronjës S. Piqen në temperaturë 180 gradë C për 10 minuta, pastaj qëndrojnë në furrë deri sa të ftohen.

Të verdhat e vezëve, sheqeri, mielli, sheqeri vanilje dhe 1 gotë qumësht i ftohtë, tunden me mikser. Masa derdhet në qumështin e nxehtë, duke e përzier kremin vazhdimisht me tel kuzhine gjersa t’i marrë disa valë dhe të trashet. Të bardhat e vezëve tunden në shkumë të qëndrueshme dhe bashkohen me kremin e ftohur duke e përzier me lugë gjersa masa të bëhet homogjene. Krofnet e pjekura priten horizontalisht përgjysmë dhe mbushen me kremin e ftohur. Nëse përgatiten “mjellmat”, korja e sipërme pritet përgjysmë, mbushen me krem, e në mes vendoset qafa në mënyrë që të marrë formën e mjellmës. Mbi hidhet sheqer pluhur.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.albforum.us
Princesa



Anzahl der Beiträge: 87
Reputation: 3
Anmeldedatum: 13/12/2008

MesazhTitulli: Re: Receta te ndryshme gatimi   Mon 4 May - 20:31

KEK ME FRUTA


Përbërësit

* 2 kokra veze
* 1 filxhan kafe vaj ulliri
* 6 luge supe sheqer
* 7 luge supe miell
* 3 kokrra molle
* 1 pakete me rrush te thate
* me pak se nje luge kafe sode

Udhëzime per pregaditje

Me pare bejme gati mollet,te cilat i qerojme dhe i grijme ne copa te vogla.Pastaj ne nje ene rrahimm fillimisht vezet dhe me pas shtojme sheqerin. Mbasi ka shkrire sheqeri hedhim vajin e ullirit e me pas hedhim miellin.

Pasi e rrahim masen mire me mixer shtojme soden dhe ne fund frutat rrushin e thate dhe mollet e grira. Masen e perftuar e hedhim ne nje tave mesatare te cilen e kemi lyer me pare me pak gjalp.

E fusim ne furre te piqet per rreth 45 minuta ne temp. 180 grade. E leme derisa te marre nje ngjyre pak si te kuqerremte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.albforum.us
Princesa



Anzahl der Beiträge: 87
Reputation: 3
Anmeldedatum: 13/12/2008

MesazhTitulli: Re: Receta te ndryshme gatimi   Sat 16 May - 19:18

Skuqje e shpejtë me pak vaj

Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”

Përbërësit:

* 500 gr perime të ndryshme: karota, kungulleshka, presh, bishtaja, speca ngjyrash të ndryshme, shparguj, kërpudha, qepujka, 2 lugë vaj, 1/2 lugë gjalpë, kripë, piper, erëza të përziera.

Përgatitja:

Perimet lahen, fshihen dhe priten përafërsisht në pjesë të njëjta. Karotat dhe kungulleshkat priten shumë hollë në rrathë. Perimet është mirë të fërgohen në wok pau (enë kineze me fund masiv të lakuar), por në mungesë, ato fërgohen në tigan të madh tefloni. Nxehet ena në zjarr të fuqishëm. Hidhet yndyra dhe sa të nxehet, derdhen perimet. Kriposen, piperosen, hidhen erëzat dhe fërgohen 3-4 minuta duke i përzier. Kësaj mase i shtohet 1 lugë salcë domatesh, specall djegës sipas dëshirës dhe fërgohen edhe 1 minutë. Perimet e fërguara shpejtë dhe me pak vaj, shërbehen me mish, pilaf, vezë etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.albforum.us
 

Receta te ndryshme gatimi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 ::  :: -