Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  
Mire se vini te Engjujt e Shqipes.

 

 Vizat, Shqiperia ngel ne klase

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Rora

Rora


Anzahl der Beiträge : 1671
Reputation : 8
Anmeldedatum : 23/04/2009

Vizat, Shqiperia ngel ne klase Empty
MesazhTitulli: Vizat, Shqiperia ngel ne klase   Vizat, Shqiperia ngel ne klase EmptySun 17 May - 19:57

Nje dite para se Komisioni Evropian te dorezoje tek 27 vendet anetare te BE-se raportet per liberalizimin e vizave me Ballkanin, nje dokument konfidencial paralajmeron se Shqiperia nuk i ka permbushur te gjitha kriteret per hedhjen e ketij hapi.

Dokumenti eshte pergatitur nga Keshilli Evropian dhe pasqyron qendrimin e BE-se per progresin e Shqiperise, ne kuader te Keshillit te pare te Stabilizim Asociimit qe zhvillohet te henen ne mbremje ne Bruksel.

Per ceshtjen me te ndjeshme per shqiptaret, ate te levizjes se lire, ky dokument sekret vlereson se jane bere disa progrese, por se nevojitet permbushja e plote e kritereve ne te gjitha fushat e specifikuara ne udherrefyes.

“Ne fushen e drejtesise, lirise e sigurise verehet njefare progresi ne pergjithesi, por persa i takon fushave per heqjen e regjimit te vizave, Shqiperia nuk eshte ende ne perputhje me standardet evropiane. BE thekson rendesine e berjes se nje progresi te matshem ne kontrollin e kufijve, sigurine e dokumenteve, migrimin dhe azilin si dhe ne luften kunder terrorizmit, krimit te organizuar dhe korrupsionit”, thuhet ne dokument.

Megjithe permiresimin e perceptimit “korrupsioni mbetet i shperndare gjeresisht dhe perben nje problem vecanerisht serioz”.

Bashkimi Evropian vlereson progres te limituar sidomos ne kuadrin ligjor per luften kunder krimit te organizuar dhe nenvizohet se ky fenomen “mbetet problem serioz qe prek shtetin e se drejtes dhe mjedisin e biznesit ne Shqiperi”.

“Perpjekjet per te luftuar krimin e organizuar demtohen nga korrupsioni ne vend dhe mbrojtja e varfer e deshmitareve si dhe nga mangesite ne politikat afatgjate. Veshtiresite ne bashkepunimin mes policise e prokurorise vazhdojne te reduktojne efikasitetin hetimor”.

Trafiku i droges mbetet shqetesim serioz, ndersa vleresohet se Shqiperia eshte “vend i rendesishem origjine per trafikun e qenieve njerezore, si per shfrytezimin seksual te grave e vajzave dhe per punen e detyruar. Trafiku i brendshem i grave e femijve eshte ne rritje” cileson dokumenti konfidencial.

“Kontrolli kufitar eshte me efektiv, por emigracioni ilegal mbetet shqetesim”, sipas vleresimit te vendeve anetare.

Per zgjedhjet e qershorit “BE eshte njohur me masat e marra dhe shpreh shqetesim per shpejtesine e shperndarjes se kartave te identitetit”, thekson dokumenti.

Vleresimi i Komisionit Evropian per liberalizimin e vizave me Ballkanin do te diskutohet nga vendet antare me 25 maj.

Per shtetet ballkanike qe kane permbushur me mire kriteret e udherrefyesit, komisioni pritet t’i propozoje Keshillit Evropian rekomandimin e tij per heqjen e regjimit te vizave ne fund te muajit qershor.

Deri me tani, burime diplomatike njoftojne se vendet me te favorizuara jane Maqedonia dhe ndoshta Serbia e Mali i zi, ndersa Shqiperia dhe Bosnja do te vleresohen ne kohen e duhur kur t’i permbushin kushtet per liberalizimin e vizave
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Rora

Rora


Anzahl der Beiträge : 1671
Reputation : 8
Anmeldedatum : 23/04/2009

Vizat, Shqiperia ngel ne klase Empty
MesazhTitulli: Re: Vizat, Shqiperia ngel ne klase   Vizat, Shqiperia ngel ne klase EmptySun 17 May - 19:59

kane me i lodh njerzit tash n`fushata saloja me edin... No
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Vizat, Shqiperia ngel ne klase
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Politikë :: Politika Shqiptare-
Kërce tek: