Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  
Mire se vini te Engjujt e Shqipes.

 

 Nje vit pa Tanin e Topit… dhe endrra vazhdon

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Rora

Rora


Anzahl der Beiträge : 1671
Reputation : 8
Anmeldedatum : 23/04/2009

Nje vit pa Tanin e Topit… dhe endrra vazhdon Empty
MesazhTitulli: Nje vit pa Tanin e Topit… dhe endrra vazhdon   Nje vit pa Tanin e Topit… dhe endrra vazhdon EmptySat 23 May - 22:15

Nje vit pa Tanin e Topit… dhe endrra vazhdon Tani-ceremonia

E gjithe Shqiperia dhe shqiptaret kudo qe jane kujtojne sot Dritan Hoxhen, themeluesin e Top Medias dhe Top Channel.
Familjare, te aferm, miq, kolege dhe politikane jane mbledhur dhe kane kujtuar Tanin e Topit nje vit pas ikjes se tij te parakohshme.

Ne nje ceremoni te posacme te organizuar me rastin e nje vjetorit te humbjes se njeriut te dashur, te gjithe jane shprehur njezeri se, “endrra vazhdon”.

“Miq, dashamires te Dritan Hoxhes dhe punonjes te Top Medias, mire se keni ardhur ne kete ceremoni. U be nje vit qe tani s’eshte me mes nesh. Ndarja nga jeta e Tanit ishte dhe vazhdon te jete nje peshe e madhe per t’u mbajtur edhe ne te ardhmen. Por e sigurt eshte se ai do te vazhdoje te qendroje mes nesh. Vepra e Dritan Hoxhes sot eshte gjalle dhe gjalle eshte edhe Dritan Hoxha”, eshte shprehur duke hapur ceremonine folesi i Top Channel, Dhimiter Gjoka, i cili nje vit me pare dha lajmin e hidhur ne edicionin informativ.

I pranishem ne ceremoni ishte edhe regjisori i njohur Piro Milkani, i cili ka vleresuar lart veprimtarine e Dritan Hoxhes ne fushen e medias.

“Disa vite me pare pata mundesine per te vizituar ambjentet e Top Channel, i shoqeruar nga nje mik francez. Pasi vizituam ambjentet e televizionit, miku im me pyeti, cfare mendon? Une iu pergjigja me pyetjen se, cfare mendon ti? Ai me tha se, mu duk sikur nuk isha ne Shqiperi”, ka rrefyer Milkani.

Edhe miku i Dritan Hoxhes, Edmon Leka ka perkujtuar me mall bashkepunimin me themeluesin e Top Medias. “Tani i bente edhe bashkepunetoret e tij te dashuronin krijesen e tyre. Ai nuk kishte punonjes, por bashkepunetore”, eshte shprehur Leka.

Edhe gazetare te Top Channel kane vleresuar bashkepunimin dhe besimin qe presidenti i ndjere kishte tek punonjesit e tij.

“Ne ndajme bashke nje oaz ne shkretetire. Rrijme shume me njeri-tjetrin, prandaj jemi te bashkuar. Per njeriun nganjehere eshte fat te kete perkrah njerezit e duhur, te ndash me ata enderren tende. Ky ishte sekreti i Tanit. Endrra e tij vazhdon”, ka deklaruar gazetarja Rudina Xhunga.

I pranishem ne ceremoni ishte edhe publicisti i njohur kosovar, Veton Surroi, i cili vleresoi lart figuren e Tanit. “Tan Hoxha eshte pjese e nje Shqiperie te re dhe evropiane qe kerkon te dale jashte kontekstit te historise qe e ka karakterizuar deri tani. Faleminderit, Tani”, ka pohuar Surroi.

Ndersa bashkeshortja e themeluesit te Top Medias, zonja Vjollca Hoxha, ka theksuar se ndonese mungesa fizike e Tanit ndihet, ai eshte prane nesh dhe endrra e tij do te vazhdoje te jetoje.

“Faleminderit qe jeni ketu. Edhe pse nje vit me pas, ky mbetet nje moment i veshtire. Dimensioni i figures se Tanit u pa pas ikjes se tij. Nuk eshte e lehte te mbushesh dimensionet e drejtuesit te Top Medias. Nje vit pas ikjes se tij e ndjejme se endrra vazhdon. Per kete i falenderoj miqte qe me jane te pranishem ne cdo moment. Kjo tregon se Tani ishte i afte te ndante endrren e tij dhe ndarja fizike nuk e zbeh pranine e tij. Tani eshte gjithmone mes nesh, ne mendjen dhe shqisat tona”, eshte shprehur Hoxha. Ne mbyllje te ceremonise, artisti i njohur Ndricim Xhepa lexoi disa poezi ne nder te presidentit te ndjere te Top Media.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Rora

Rora


Anzahl der Beiträge : 1671
Reputation : 8
Anmeldedatum : 23/04/2009

Nje vit pa Tanin e Topit… dhe endrra vazhdon Empty
MesazhTitulli: Re: Nje vit pa Tanin e Topit… dhe endrra vazhdon   Nje vit pa Tanin e Topit… dhe endrra vazhdon EmptySun 24 May - 21:48

Tirana nderon Dritan Hoxhen

Me mijera miq, dashamires dhe bashkepunetore kane kthyer te dielen ne nje dite pelegrinazhi ne varrezat e Sharres, ne periferine perendimore te Tiranes.

Vendi ku prehet Dritan Hoxha themeluesi dhe babai i Top Channel dhe Top Medias, nje vit nga ndarja e tij e parakohshme, ka perjetuar edhe nje here dhimbjen e madhe.

Fillimisht te familjareve, te Nene Zyrase, te bashkeshortes Vjollces dhe tre vajzave te tij. Me pas shoket dhe bashkepunetoret me te ngushte te Tanit, jane mbledhur serish rreth tij.

Te heshtur, te pamesuar me humbjen e tij dhe ne kerkim te keshilles se fundit, qe nuk erdhi kurre.

Me pas te gjithe ne heshtje punonjes, miq e te aferm, nderuan me dhimbje, njeriun qe ndau me ta endrren.

Nje vit pas humbjes se pazevendesueshme te Dritan Hoxhes, gjithsesi kujtimi i tij mbetet gjalle nga vepra e tij.

Ne shenje mirenjohjeje dhe respekti, aksi kryesor i hyrjes ne Tirane, ne metropolin europian te gjithe shqiptareve, mban tashme prej disa kohesh emrin e vizionarit qe e deshte dhe punoi shume qe Shqiperia te ishte si gjithe Europa: rruga “Dritan Hoxha”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Rora

Rora


Anzahl der Beiträge : 1671
Reputation : 8
Anmeldedatum : 23/04/2009

Nje vit pa Tanin e Topit… dhe endrra vazhdon Empty
MesazhTitulli: Re: Nje vit pa Tanin e Topit… dhe endrra vazhdon   Nje vit pa Tanin e Topit… dhe endrra vazhdon EmptySun 24 May - 21:50

Hallall i qofte... prej tij ka lind ni radio shumee madhe mandej televizioni, telefoni, edhe teknologjia ma e fundit HD..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Nje vit pa Tanin e Topit… dhe endrra vazhdon Empty
MesazhTitulli: Re: Nje vit pa Tanin e Topit… dhe endrra vazhdon   Nje vit pa Tanin e Topit… dhe endrra vazhdon Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Nje vit pa Tanin e Topit… dhe endrra vazhdon
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Kulturë :: Personalitete publike-
Kërce tek: