Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  
Mire se vini te Engjujt e Shqipes.

 

 Bashkohen dy anët e njërit tunel në Kalimash të rrugës Durrës-Kukës-Morinë

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Rora

Rora


Anzahl der Beiträge : 1671
Reputation : 8
Anmeldedatum : 23/04/2009

Bashkohen dy anët e njërit tunel në Kalimash të rrugës Durrës-Kukës-Morinë Empty
MesazhTitulli: Bashkohen dy anët e njërit tunel në Kalimash të rrugës Durrës-Kukës-Morinë   Bashkohen dy anët e njërit tunel në Kalimash të rrugës Durrës-Kukës-Morinë EmptyTue 26 May - 22:33

Në orën 6-të të mëngjesit të sotëm janë bashkuar dy anët e njerit tunel në Kalimash të rrugës Durrës-Kukës-Morinë.

Bashkohen dy anët e njërit tunel në Kalimash të rrugës Durrës-Kukës-Morinë F.0525131703192_m

Tuneli ështe me nje gjatesi 5.6 kilometra, lartësi 10 metra dhe gjerësi 13 metra. Galeria e dytë e tunelit po me këto permasa pritet të përfundojë në shtator të këtij viti. Puna për hapjen e tunelit ka filluar pikërisht e 25 maj të vitit 2007 nga kompania amerikane “Bektel” dhe kompania nenkontraktuese turke “Enka”.
Kompania “Bektel’Enka” ka rritur ritmet e punimeve edhe në sektore të tjerë, si përfundimi i 27 urave me një gjatësi prej më shume se 5 kilometra në gjithë segmentin e rrugës prej 60.4 kilometrash, Rrëshen-Kalimash. Kjo kompani gjatë dy viteve të fundit kishte punësuar rreth 4 mijë punonjes, duke vënë në funksion 1-mijë e 300 mjete të llojeve të ndryshme.

Rruga Durrës-Kukës- Morinë, një projekt ky i Qeverise shqiptare është vepra më e madhe inxhinierike në Shqipëri. Një vit me pare, gjate inspektimit të punimeve në këtë tunel, kryeministri Sali Berisha u shpreh se, “mendimi i parë që të vjen në mendje është se malet nuk ndajnë më kombin, nuk i ndajnë më shqiptaret. Udhëtimi tek tuneli të rikujton legjendat e shkrirjes se maleve, pasi këto janë punime të përmasave gjigande, të cilat kanë bërë që aorta e shqiptareve të mbarte një famë në mbarë Evropen, si kryeveper e njeriut”.

Tani kur eshte bashkuar njëri tunel, pritet që së shpejti brenda qeshorit të behet edhe përurimi i rrugës që ka nje gjatesi 170 kilometra nga Durrësi deri në Morinë. Rruga do te mundësojë një lidhje të shpejtë mes Prishtines dhe brigjeve shqiptare për me pak se 3-ore. /rtklive/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Diana007

Diana007


Anzahl der Beiträge : 1823
Reputation : 11
Anmeldedatum : 12/12/2008

Bashkohen dy anët e njërit tunel në Kalimash të rrugës Durrës-Kukës-Morinë Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkohen dy anët e njërit tunel në Kalimash të rrugës Durrës-Kukës-Morinë   Bashkohen dy anët e njërit tunel në Kalimash të rrugës Durrës-Kukës-Morinë EmptyTue 26 May - 22:36

Hm shum mir po behet Very Happy mundemi tani ne mengjes te shkom ne plazh e ne mbrmje te jemi ne shtepi Very Happy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Bashkohen dy anët e njërit tunel në Kalimash të rrugës Durrës-Kukës-Morinë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Shkencë :: Ekonomi & Biznes-
Kërce tek: