Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  
Mire se vini te Engjujt e Shqipes.

 

 Telefoni që nuhat gripin!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Arti

Arti


Anzahl der Beiträge : 3715
Reputation : 7
Anmeldedatum : 28/04/2009
Alter : 40
Ort : Atje

Telefoni që nuhat gripin! Empty
MesazhTitulli: Telefoni që nuhat gripin!   Telefoni që nuhat gripin! EmptyFri 5 Jun - 4:11

A ju ka ndodh ndonjëherë që kur ta harroni shallin, prindërit të ju përkujtojnë ta merrni, duke u përkujdesur që ju të mos sëmureni? Sot, këshilla mund të jetë: Mos e harroni telefonin.

Prodhuesi i barërave kundër gripit dhe ftohjes, ka lëshuar një program për telefonin e T-Mobile G1, gjithashtu i njohur edhe si Google Phone, i cili ju tregon se sa persona afër jush janë duke teshtirë dhe duke u shkundur nga viruset e dimrit.

"Zicam Cold & Flu Companion" do të thoshte për shembull, që 8 deri në 14 për qind të njerëzve me ZIP kodin e rrethinës tuaj kanë probleme respiratore, dhe paraqesin një nivel të moderuar të rrezikut. Për ti dhënë të dhënat e germofobisë dhe hipokondrisë, ky program tregon edhe simptomat e përbashkëta që kanë këta njërëz, si kollitja dhe pezmatimet në fyt.

Matrixx Initiatives Inc., kompania nga Arizona e cila e bën produktin e saj me brendin e Zicam, i merr të dhënat e sëmundjeve nga Surveillance Data Inc - e cila i merr të dhënat e veta nga hulumtimet e ofruesit e shërbimeve të shëndetit dhe farmacitë.

Përdoruesit gjithashtu mund të pyesin këtë aplikacion edhe për nivelet e rrezikut nga ZIP kodet tjera, që të mund të ndihen edhe më të mbrojtur. Atlanta është vendi ku një ndër pesë qytetet më të infektuara, sipas Zicam.


IPKO NET
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Telefoni që nuhat gripin!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Shkencë :: Shkenca & Teknologjia-
Kërce tek: