Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  
Mire se vini te Engjujt e Shqipes.

 

 Fatmir Sejdiu

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gazi

Gazi


Anzahl der Beiträge : 2251
Reputation : 18
Anmeldedatum : 12/12/2008
Ort : ger

Fatmir Sejdiu Empty
MesazhTitulli: Fatmir Sejdiu   Fatmir Sejdiu EmptySun 14 Jun - 22:41

Fatmir Sejdiu Fatmir-Sejdiu
Fatmir Sejdiu lindi më 23 tetor 1951 në Pakashticë, Podujevë. Fatmir Sejdiu komunikon në frëngjishte dhe anglishte.
Eshtë i martuar dhe ka tre fëmijë. Jeton në Prishtinë. Është profesor, politikan dhe kryetari i dytë i Kosovës. Shkollimin fillor dhe të mesëm i ka mbaruar në Podujevë. Ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Prishtinës më 1974, ku ka kryer edhe studimet pasuniversitare. Po në këtë Universitet ka mbrojtur disertacionin e doktoratës.
Për studime të thelluara, Prof. Sejdiu ka qëndruar në Francë (Universiteti Paris 2) dhe në SHBA (Arizona State University), ndërsa ka pasur qëndrime më të shkurtra studimore edhe në universitete të tjera. Ka marrë pjesë në shumë simpoziume shkencore vendore dhe ndërkombëtare. Ka publikuar shumë punime shkencore nga fusha juridike - historike dhe juridike kushtetuese. Është autor librash të veçantë nga këto fusha.
Dr. Fatmir Sejdiu punoi si profesor në Fakultetin Juridik dhe atë të Shkencave Politike të Universitetit të Prishtinës.

Ai ishte pjesëmarrës i Kuvendit themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) më 23 dhjetor 1989. Në Kuvendin e Parë Zgjedhor në vitin 1991 është zgjedhur anëtar i Këshillit të Përgjithshëm dhe më 1992 anëtar i Kryesisë së LDK-së, ndërsa më 1994 Sekretar i Përgjithshëm i LDK së, detyrë të cilën e kryen edhe sot. Ka qenë anëtar i Komisionit Qendror për organizimin e Referendumit për Pavarësinë e Kosovës, mbajtur më 1991. Ka qenë ndër njerëzit kryesorë për përgatitjen dhe organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Republikës së Kosovës, që janë mbajtur më 1992 dhe 1998.

Fatmir Sejdiu është zgjedhur deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës më 1992 dhe më 1998. Po kështu, më 1998 është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit dhe kryetar i Komisionit për Çështje Kushtetuese.
Më 2001, në zgjedhjet e para demokratike të pasluftës, është zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës dhe anëtar i Kryesisë së Kuvendit. Deputet dhe anëtar i Kryesisë së Kuvendit është zgjedhur sërish më 2004. Z. Sejdiu ka qenë gjithashtu anëtar i Komisionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike.

Më 10 Shkurt, 2006, pas rethit të tretë të votimeve në Kuvendin e Kosovës, Fatmir Sejdiu u zgjodh krytari i dytë i Kosovës. Pas zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007, Dr. Fatmir Sejdiu rizgjidhet më 9 janar 2008 për një mandat të dytë pesëvjeçar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Fatmir Sejdiu
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Kulturë :: Personalitete publike-
Kërce tek: