Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  
Mire se vini te Engjujt e Shqipes.

 

 Jimi Hendrix u vra nga menaxheri?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Rora

Rora


Anzahl der Beiträge : 1671
Reputation : 8
Anmeldedatum : 23/04/2009

Jimi Hendrix u vra nga menaxheri? Empty
MesazhTitulli: Jimi Hendrix u vra nga menaxheri?   Jimi Hendrix u vra nga menaxheri? EmptyThu 18 Jun - 20:26

Jimi Hendrix u vra nga menaxheri? Hendrix-jimi
Sa me shume kohe te kaloje, aq me shume personat e larguar nga kjo jete, marrin vlerat e nje miti. Kjo u ndodh njerezve te medhenj qe ne nje fare menyre kane hedhur themelet e nje epoke.

I tille eshte edhe kitaristi Jimi Hendrix, i cili nderroi jete nga overdoza ne nje hotel te Londres. Por, ashtu sic eshte vepruar edhe per shumme legjenda te tjera te muzikes dhe artit qe kane vdekur para kohe, edhe per Hendrix del ne drite nje hipoteze tronditese. Sipas teknikut qe e shoqeronte ate ne cdo turne, James Wright, muzikanti eshte vrare qellimisht nga menaxheri i tij qe synonte te perfitonte nga siguracioni i jetes.

Kete detaj James e rrefen ne librin “Rock roadie". Sipas tij, menaxheri Michael Jeffrey i ka dhene ilace gjumi kitaristit sepse polica e tij e sigurimit kushtonte plot 2 milione dollare. Gjithashtu, ne liber thuhet se menaxheri mendonte se shume shpejt Jimi do ta zevendesonte dhe ky eshte nje tjeter shkak qe mendohet ta kete shtyre ate te vrase klientin e tij.

“Jimi per mua ishte me shume me i vlefshem i vdekur se sa i gjalle. Duhej ta beja. Shkuam ne dhomen e tij dhe i dhame disa pilula te cilat i shoqeroi me vere te kuqe”, i ka rrefyer Jeffrey teknikut nje vit pas vdekjes ne 1971-in. 27 vjecari Hendrix u gjet i pajete ne 18 shtator te vitit 1970 ne “Samarkand Hotel”.

Autopsia e vdekjes doli ne konkluzionin se ai kishte vdekur i mbytur nga e vjella. 3 vjet me vone, ish menaxheri i tij Michael Jeffrey humbi jeten ne nje aksident ajror.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Jimi Hendrix u vra nga menaxheri?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Kulturë :: Personalitete publike-
Kërce tek: