Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  
Mire se vini te Engjujt e Shqipes.

 

 Sarkozy: Franca e përkrah plotësisht Kosovën

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Rora

Rora


Anzahl der Beiträge : 1671
Reputation : 8
Anmeldedatum : 23/04/2009

Sarkozy: Franca e përkrah plotësisht Kosovën Empty
MesazhTitulli: Sarkozy: Franca e përkrah plotësisht Kosovën   Sarkozy: Franca e përkrah plotësisht Kosovën EmptyMon 22 Jun - 22:01

Sarkozy: Franca e përkrah plotësisht Kosovën F.0622172114140_m
Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, i ka dërguar një letër presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ku ndër të tjera thekson se, “Franca e përkrah plotësisht Republikën e re të Kosovës”. Sejdiu letrën nga Sarkozy e ka marrë të hënën nga ambasadorja e Francës në vendin tonë, Dolphine Borione.
Në letrën e tij, presidenti francez thekson se, “gati një vit e gjysmë pas pavarësisë së tij, shteti juaj ka ditur të afirmohet në skenën ndërkombëtare dhe pakthyeshmëria e ekzistimit të tij i është imponuar të gjithëve”.

Njohjet e fundit të Kosovës sikurse edhe hyrja e kohëve të fundit në institucionet më të rëndësishme financiare - sipas presidentit francez - dëshmojnë për dinamizmin e procesit në të cilin ai është angazhuar.

“Me vullnetarizëm, ju keni ndërmarrë përsipër që të udhëhiqni reformat delikate të nevojshme për të konsoliduar demokracinë dhe shtetin e së drejtës në Kosovë, në respekt të plotë të vlerave evropiane. Ju keni sjellë një kontribut personal vendimtar ndaj përpjekjeve që kanë për qëllim që t’u japin vendin e merituar bashkësive të ndryshme që e përbëjnë Kosovën dhe në këtë mënyrë të forconi stabilitetin regjional’, shprehet më tej në letrën e tij Sarkozy.

Ai shton po ashtu se, “e di për rëndësinë që ka për juve afirmimi i një Kosovë stabile, të prosperueshme dhe në rrugën e Evropës”. “E njoh po ashtu edhe vullnetin tuaj për të punuar në përforcimin e lidhjeve miqësore dhe të besueshmërisë në mes të dy shteteve tona”.

“Franca e përkrah plotësisht Republikën e re të Kosovës dhe jam shumë i kënaqur me bisedën që kam pasur me Kryeministrin tuaj, z. Hashim Thaçi, në 8 qershorin e fundit. E kemi përmendur së bashku atë që vendi juaj e ka bërë tashmë, por gjithashtu edhe progreset që mbesin për t’u përmbushur. Do të gëzohesha t’ju ftoja në një moment, të cilin do të duhet ta përcaktojmë me kujdes së bashku, për të paraqitur takimin tonë si njohjen e kalimit të një etape të re prej shtetit tuaj”, thekson kreu i Francës, në fund të letrës së tij. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sarkozy: Franca e përkrah plotësisht Kosovën
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Në Kosovën e re nuk do të ketë vend për urrejtje dhe dhunë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Politikë :: Pavarësia e Kosovës-
Kërce tek: