Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  
Mire se vini te Engjujt e Shqipes.

 

 Vdes Micheal Jackson

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
ritta

ritta


Anzahl der Beiträge : 293
Reputation : 3
Anmeldedatum : 13/12/2008

Vdes Micheal Jackson Empty
MesazhTitulli: Vdes Micheal Jackson   Vdes Micheal Jackson EmptyFri 26 Jun - 15:34

Vdes Michael Jackson
Mbreti i muzikës pop, Michael Jackson, ka ndërruar jetë pas një arresti kardiak, bëjnë të ditur mediat amerikane.

Në një lajm të fundit, gazeta amerikane The Los Angeles Times ka raportuar se mbreti i muzikës pop ka vdekur.

Këngëtari kishte pësuar arrest kardiak (ndalim së funksionuari të zemrës), ndërsa kur ndihmësit mjekësor kishin arritur në shtëpinë e tij, ai më "nuk merrte frymë".

Gati të gjitha mediat amerikane pohojnë se Jackson është në komë , ndërsa LA Times, duke iu referuar zyrtarëve të spitalit ku këngëtari është shtruar, pohon se ai tashmë është i vdekur.

Ikona e muzikës pop filloi karrierën si fëmijë me grupin “Jackson 5”, ndërsa u bë këngëtari më i famshëm në botë kur filloi të këndonte solo në vitet e shtatëdhjeta.

Lansimi i albumit "Thriller" ishte arritja më e madhe e tij në karrierë, pasi ky album mban rekordin e albumit më të shitur të të gjitha kohërave. Derisa hitet e tilla si "Billie Jean" dhe "Beat It" bënë që Mbreti i muzikës pop të pëlqehet nga miliona fansa anembanë botës, të cilët imitonin stilin e tij të vallëzimit.

Gruaja e parë e legjendës së muzikës ishte vajza e Elvis Presleyt, Lisa Marie Presley, me të cilën u martua në vitin 1994, ndërsa martesa e tyre zgjati vetëm dy vite.


Më vonë, ai u martua me australianen Debbie Rowe me të cilën ka dy fëmijë, Prince dhe Paris. Ndërsa fëmija i tretë, Prince Michael II, është lindur nga një nënë surrogate për të cilën nuk ka informata.

Vitet e fundit Jackson ka pasur probleme serioze financiare me ç’rast thuhej se ka borxh afër 500 milionë dollarë, një pjesë të madhe të këtij borxhi këngëtari shpresonte ta paguajë me koncertet e paralajmëruara të mbaheshin në O2 Arena të Londrës nga muaji korrik.


Megjithatë konfirmimi për vdekjen e Michael Jackson do t’i bëjë miliona njerëz anekënd botës që të mbajnë zi për njeriun që do të mbahet mend gjatë në histori.

/Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ritta

ritta


Anzahl der Beiträge : 293
Reputation : 3
Anmeldedatum : 13/12/2008

Vdes Micheal Jackson Empty
MesazhTitulli: Re: Vdes Micheal Jackson   Vdes Micheal Jackson EmptyFri 26 Jun - 15:37

u preft ne paqe........
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gazi

Gazi


Anzahl der Beiträge : 2251
Reputation : 18
Anmeldedatum : 12/12/2008
Ort : ger

Vdes Micheal Jackson Empty
MesazhTitulli: Re: Vdes Micheal Jackson   Vdes Micheal Jackson EmptyFri 26 Jun - 15:38

Ngushllime per adhurusit e ti
Ishte nje lengjende e gjall
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Rora

Rora


Anzahl der Beiträge : 1671
Reputation : 8
Anmeldedatum : 23/04/2009

Vdes Micheal Jackson Empty
MesazhTitulli: Re: Vdes Micheal Jackson   Vdes Micheal Jackson EmptyFri 26 Jun - 20:24

Bota “qan” mbretin e pop-it
Vdes Micheal Jackson Jackson-michael
Vdekja e parakohshme e mbretit te muzikes pop, Michael Jackson ka shtuar ne menyre te menjehershme trafikun ne faqet e internetit Google dhe Twitter.

Nje zedhenes i Google ka bere me dije se fluksi i menjehershem qe kane klikuar pothuajse ne te njejten kohe emrin e Jackson i ka bere te mendojne per nje sulm pirat.

Nderkohe, mesazhe pa fund vijne nga bota e artit. “Michael ishte me e mira e me te mires”, shkruajne Coldplay, ndersa Lenny Kravitz shton: “Ai ishte vete muzika dhe qe kur ishte 10 vjec per mua ishte nje mit si James Brown apo Aretha Franklin. Ishte shume defryes dhe si nje femije, por kendonte si nje i rritur”.

Me nje titull domethenes ka dale edhe tabloidi “The Guardian” qe shkruan: “Ishte Barack Obama i muzikes pop”. Sipas ketij tabloidi, ne vitet ’50 ishte Elvis, ne vitet ’60 Beatles, ndersa vitet ’70-’80 na dhuruan Michael Jackson.

Kjo ngjarje nuk u ka shpetuar nga vemendja as mediave ekonomike. Keshtu, “Wall Street Journal” shkruan se Michael ishte popstari me me shume dhunti i kohes se tij. “New York Post” ia ka kushtuar 9 faqet e para mbretit te pop-it, duke shkruar: “Ai u rikthye ne Neverland”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Rora

Rora


Anzahl der Beiträge : 1671
Reputation : 8
Anmeldedatum : 23/04/2009

Vdes Micheal Jackson Empty
MesazhTitulli: Re: Vdes Micheal Jackson   Vdes Micheal Jackson EmptyFri 26 Jun - 20:25

humbje e madhe ne boten e artit.. sidoqofte muzika e tij nuk vdes asnihere..!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Rora

Rora


Anzahl der Beiträge : 1671
Reputation : 8
Anmeldedatum : 23/04/2009

Vdes Micheal Jackson Empty
MesazhTitulli: Re: Vdes Micheal Jackson   Vdes Micheal Jackson EmptyFri 26 Jun - 20:25

Vdekja e Jackson, shkaqet zyrtare pasdite
Trupi i pajete i Michael Jackson do t'i nenshtrohet autopsise per te zbuluar shkaqet zyrtare te vdekjes, nderkohe qe rezultatet pritet te behen publike pasdite.
Jackson,u godit nga nje arrest kardiak dhe mjeket e gjeten thuajse te vdekur ne shtepi.

Transportimi drejt Ronald Reagan UCLA Medical Center, u krye me urgjence e megjithate mjeket nuk arriten ta risillnin ne jete.

Ne spitalin ku ndodhet trupi i Mbretit te Pop-it, rojet e sigurise kane bllokuar cdo hyrje te mundshme. As anetaret e stafit te spitalit nuk lejohen te hyjne neper ambientet qe lidhen me dhomen ku ndodhet Michael Jackson.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Rora

Rora


Anzahl der Beiträge : 1671
Reputation : 8
Anmeldedatum : 23/04/2009

Vdes Micheal Jackson Empty
MesazhTitulli: Re: Vdes Micheal Jackson   Vdes Micheal Jackson EmptyFri 26 Jun - 20:26

Avokati: Jackson mund te kete abuzuar me ilacet
Avokati dhe perfaqesuesi i familjes se Michael Jackson, Brian Oxman ka shprehur dyshimet e tij se vdekja e Mbretit te Pop-it mund te kete ardhur nga substancat farmaceutike qe merrte.

“Michael merrte disa ilace farmaceutike per te kuruar dhimbjet qe kishte ne parakrah dhe ne shpine te mbetura si pasoje e nje rrezimi qe ka patur ne nje koncert. Kuren e merrte per t’u parapergatitur per 50 koncertet e Londres”- deklaroi Brian Oxman.

Autopsia e trupit te Michael Jackson e cila pritet te dale sot pasdite do te zbardhe edhe shkaqet e verteta qe i shkaktuan atakun kardiak qe i solli vdekjen popstarit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Rora

Rora


Anzahl der Beiträge : 1671
Reputation : 8
Anmeldedatum : 23/04/2009

Vdes Micheal Jackson Empty
MesazhTitulli: Re: Vdes Micheal Jackson   Vdes Micheal Jackson EmptyFri 26 Jun - 20:27

VIP-at qajne per vdekjen e Michael Jackson
Edhe VIP-as qajne per vdekjen e Michael Jackson. Madonna, nuk pushon se derdhuri lot per legjenden e muzikes.
"Bota humbi nje prej gjiganteve te saj, muzika e tij do te jetoje perjete. Sot une jam prane tre femijeve te tij dhe familjareve. Zoti e bekofte", thote Madonna.

Ndersa Elton John, ishte ne nje koncert ne Londer, kur mori vesh lajmin per vdekjen e artistit. Ai i dedikoi legjendes se muzikes, kengen "Don't let the sun go down on me".

Elisabeth Taylor eshte shume e tronditur per te dhene nje deklarate per vdekjen e Mbretit te Pop-it. Aktorja ka patur gjithnje nje raport te forte miqesie dhe qendroi prane Michael ne momentet me te veshtira te jetes se tij.

E motra, Janet Jackson eshte ne zi dhe shume e tronditur per vdekjen e papritur te vellait te saj.

Gruaja e pare e Michael, Lisa Marie Presley thote se eshte e prekur nga vdekja e tij. "Eshte nje humbje e madhe", thote vajza e Elvis Presley-t, e cila ka qene e martuar me mbretin e Pop-it nga vitit 1994 deri ne 1996.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Rora

Rora


Anzahl der Beiträge : 1671
Reputation : 8
Anmeldedatum : 23/04/2009

Vdes Micheal Jackson Empty
MesazhTitulli: Re: Vdes Micheal Jackson   Vdes Micheal Jackson EmptyFri 26 Jun - 20:28

Spielberg: Jackson ishte nje legjende
Regjisori i famshem Steven Spielberg ka folur per humbjen tragjike te mbretit te Pop-it Michael Jackson.

“Ishte nje legjende. Ashtu si nuk do te kete me nje Fred Astaire apo nje Elvis Presley ashtu nuk do te kete me nje Michael Jackson. Talenti i tij, mrekullite dhe misteret e tij e bene nje legjende”- tha Spielberg.

Michael Jackson nderroi jete mbreme si pasoje e nje ataku kardiak ne Los Angeles ne moshen 50 vjecare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Rora

Rora


Anzahl der Beiträge : 1671
Reputation : 8
Anmeldedatum : 23/04/2009

Vdes Micheal Jackson Empty
MesazhTitulli: Re: Vdes Micheal Jackson   Vdes Micheal Jackson EmptyFri 26 Jun - 23:10

Mister mbi vdekjen e Jackson, zhduket mjeku
Vdes Micheal Jackson Jackson-ivdekur
Mjeku i Michael Jackson eshte zhdukur menjehere pas vdekjes se mbretit te pop-it, duke mbuluar me mister shkakun qe coi ne ndalimin e zemres se kengetarit.

Policia e Los Angeles nuk e ben te ditur emrin e mjekut qe sapo mori vesh vdekjen e Jackson eshte zhdukur pa lene gjurme nga lagjia “Bel Air”. Sipas policise, mjeku nuk ka pranuar te firmose certifikaten e vdekjes qe eshte nje procedure normale dhe ky veprim ka ngjallur dyshime te medha. Jackson ka nderruar jete ne gjume pas nje ataku kardiak per shkak te injeksionit te madh te morfines te cilen e merrte per te mos ndier dhimbje nga disa semundje prej te cilave vuane.

Jackson drogohej edhe per te rregulluar gjendjen psikike, pasi ne muajin korrik ai do kendonte disa koncerte live ne “O2 Arena” te Londres. “Kur nje mjek nuk nenshkruan certifikaten e vdekjes ai menjehere merret nen hetim”, ka thene nje zedhenes i policise per “The Guardian”.

Avokati i familjes, Brian Oxman konfirmon faktin se ylli i muzikes drogohej prej disa kohesh per shkak te disa problemeve shendetesore. “Une nuk e di permbajtjen e kurave qe ai merrte por jam i sigurt se ai mjekohej me dicka te forte”, shprehet Oxman ne nje interviste per CNN.

Nderkohe, faqja e njohur e lajmeve gossip, TMZ thote se Jackson ishte nen efektin e droges se lehte Demerol dhe te enjten ne mengjes ai ndjeu veshtiresi ne frymemarrje. Sipas specialisteve, Demeroli eshte nje ilac qe nuk shkakton atak kardiak, por kjo mund te ndodhe se ai kombinohet me drogera te tjera. Jackson nderroi jete ne oren 2:26 te pasdites, 2 ore e 4 minuta pasi u njoftua urgjenca mjekesore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Rora

Rora


Anzahl der Beiträge : 1671
Reputation : 8
Anmeldedatum : 23/04/2009

Vdes Micheal Jackson Empty
MesazhTitulli: Britney dhe Timberlake i bëjnë homazh idhullit të tyre   Vdes Micheal Jackson EmptyFri 26 Jun - 23:37

Dyshja më e famshme e muzikës pop, Britney Spears dhe Justin Timberlake, kanë shprehur pikëllimin për vdekjen e legjendës, Michael Jackson.
Britney dhe Timberlake, të cilët kanë pasur mundësinë të dalin në skenë bashkë me Mbretin e muzikës pop, kanë pranuar se kanë qenë shumë të frymëzuar nga Jackson.

“U entuziazmova shumë kur dëgjova se do të mbajë koncerte në Londër. Unë do të isha në turne në Evropë asokohe, dhe planifikoja të shkoj në koncertet e tij. Ai ka qenë një inspirim gjatë gjithë jetës time dhe jam shumë e dëshpëruar që ai nuk është më”, ka thënë Britney.

Ndërkohë, Timberlake është shprehur se bota jo vetëm se ka humbur njërin nga yjet më të mëdha të muzikës, por njëkohësisht “ka humbur një gjeni, i cili ka qenë frymëzimi i të gjitha gjeneratave”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Rora

Rora


Anzahl der Beiträge : 1671
Reputation : 8
Anmeldedatum : 23/04/2009

Vdes Micheal Jackson Empty
MesazhTitulli: Fansat e Jackson bllokojnë rrugët   Vdes Micheal Jackson EmptyFri 26 Jun - 23:38

Vdes Micheal Jackson F.0626113053680_m
Me lot, këndim, madje edhe vallëzim, një numër i madh fansash të yllit të ndjerë të muzikës pop Michael Jackson, e kanë kaluar mbrëmjen përpara qendrës spitalore UCLA, afër shtëpisë së tij dhe afër shtëpisë së prindërve të këngëtarit në Kaliforni, ndërsa fansa të shumtë janë mbledhur edhe nëpër qytetet tjera të SHBA.
Fansat kanë bllokuar rrugët në Los Angeles dhe kanë lëshuar muzikën e Jackson për të nderuar vdekjen e legjendës së muzikës botërore.

Fansa të shumtë janë mbledhur edhe nëpër rrugët e qyteteve tjera të mëdha, siç janë New Yorku, Philadelphia, Washingtoni, Chicago dhe qytete tjera.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Rora

Rora


Anzahl der Beiträge : 1671
Reputation : 8
Anmeldedatum : 23/04/2009

Vdes Micheal Jackson Empty
MesazhTitulli: Timberlake do të shpëtojë koncertet e Jackson?   Vdes Micheal Jackson EmptyFri 26 Jun - 23:39

Vdes Micheal Jackson F.0626204824234_m
Vetëm disa orë pasi Michael Jackson ka ndërruar jetë, kanë filluar të qarkullojnë thashetheme rreth koncerteve londineze të planifikuara nga këngëtari i ndjerë.
Sipas mediave në internet, Justin Timberlake është një prej yjeve i cili mendon të nderojë Michaelin duke shpëtuar koncertet e tij tashmë të shitura.

Krijuesi i hitit “Cry Me a River” duket se po nxit organizimin e një shou memorial në O2 Arena të Londrës, për të mbajtur zi për vdekjen e Mbretit të Popit dhe t’i lejojë fansat të shfaqin respektin për këngëtarin e ndjerë.

“Michael ka qenë idhulli i Justin, si edhe i shumë artistëve të tjerë. Ai për momentin ende është i tronditur, por tashmë ka një ndjenjë se ai dhe ndoshta edhe disa yje të tjerë të industrisë argëtuese të bëjnë diçka për të treguar admirimin për Michael dhe muzikën e tij”, ka thënë burimi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Vdes Micheal Jackson Empty
MesazhTitulli: Re: Vdes Micheal Jackson   Vdes Micheal Jackson Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Vdes Micheal Jackson
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Kulturë :: Personalitete publike-
Kërce tek: