Sony Ericsson T715 është celular rrëshqitës nga alumini i lëmuar me madhësi sa një kartelë krediti.
Ekrani i këtij celulari është me diagonale prej 2.2 inç, derisa për të nga Sony Ericsson paralajmërojnë se do të mund të lexohet edhe në rrezet e drejtpërdrejta të diellit.
Fotoaparati i tij është 3.2 megapiksela dhe ka zoom digjital 3x. T715, përmban edhe Google Maps, prognozimin e motit AccuWeather.com për tri ditët e ardhshme si dhe një pamje e cila menaxhohet lehtë.
Veçohen stereo Bluetooth A2DP, TrackID, video thirrjet, Microsoft Exchange ActiveSync, lojërat tredimensionale, si dhe pranuesi i radiovalëve FM.
Celulari T715 paraqitet në tremujorin e tretë të këtij viti për çmim tani për tani të panjohur.
/Telegrafi/