Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  
Mire se vini te Engjujt e Shqipes.

 

 Ku ta gjesh burrin e duhur?

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Rigona

Rigona


Anzahl der Beiträge : 362
Reputation : 3
Anmeldedatum : 13/12/2008
Alter : 35
Ort : K'tu

Ku ta gjesh burrin e duhur? Empty
MesazhTitulli: Ku ta gjesh burrin e duhur?   Ku ta gjesh burrin e duhur? EmptySun 25 Jan - 1:21

Kërkimi i atij mashkullit ideal po ju zgjat më shumë nga sa e kishit parashikuar? Ne jemi përpjekur të kuptojmë se ku fshihen burrat. Ja ç’kemi zbuluar dhe ua këshillojmë atyre që janë ende vetëm

Nëse mendoni të gjeni një burrë që është i lirë pasi të keni kaluar të tridhjetat, është si të shkoni në treg në orët e pasdites e të gjeni ende fruta të freskëta; kjo nuk është udhë që bën për ju. E vërtetë është që meshkujt janë me pakicë: nuk janë kurrë gati të bëjnë jetë në çift apo kanë bërë më parë... dhe ata që mbeten, nuk shihen më vërdallë.

Ne jemi përpjekur të bëjmë një lloj harte të vendeve ku mund t’i gjejmë apo të zbulojmë se ç’duhet bërë apo shmangur për të njohur njerëz interesantë. Problemi nuk është të gjejmë një njeri për të bërë seks. Problemi është të gjejmë një njeri me të cilin është bukur të darkosh. Një njeri me të cilin, kur njihesh, dëshiron të dalësh për darkë dhe pasi të dalësh, do që ta takosh përsëri. Ja sugjerimet.



Hapi i parë: stop pretendimeve

I bukur, i pasur, sportiv, me shëndet të mirë. Nuk ka të tillë vërdallë. Duhet të dorëzohemi. Në fakt, po të mendoni historitë e shkuara, kur na i paskan plotësuar këto kritere?!... Mund të kujtosh që dikush që e ke dashur shumë, e kishte lënë shkollën përgjysmë apo ai që doje të fejoheshe dhe të theu zemrën, nuk ishte i bukuri i dheut. Na duhet të shkojmë përtej aparencave.



Harta Girls Generated

Nëse qëllimi është të gjeni një burrë, duhet që mbi të gjitha të jeni të vendosura të qëndroni larg femrave për ca kohë. Palestra dhe kurset e kërcimit, teatri, një panair i librit... Mjafton të vrisni pak mendjen dhe të bëni një hartë me dhjetë vendet më të mira në qytet (duke përjashtuar këtu pabe dhe klube të ndryshëm) ku mund të njihni njerëz interesantë.



Internet me doza të vogla

Mos humbisni kohë me agjencitë martesore online: mund të gjeni vetëm njerëz me vese apo me flokët e lyera me reflekse të kuqe. Pastaj nëse në fushën përballë do të fusnit kërkesën për t’u njohur vetëm me të diplomuar, që nuk pinë duhan dhe që banojnë dhjetë hapa larg jush, sistemi do t’ju informonte se nuk ekzistojnë njerëz që i kanë këto kritere. Gjithsesi, interneti funksionon vetëm nëse jeni më pak se tridhjetë vjeç, nëse doni vetëm të argëtoheni dhe keni mjaft kohë për të harxhuar. Por një nga avantazhet është se nuk jeni të detyruara të takoni askënd, derisa të jeni gati.



Aktivitetet për beqarë


Deri tani për këto gjëra kishim dëgjuar vetëm të flitej... Por tashmë edhe tek ne kanë nisur të promovohen të tilla aktivitete, si vrapi i organizuar për njohje të reja. Përvoja tregon se përgjithësisht në këto aktivitete ka femra të mrekullueshme dhe meshkuj zhgënjyes. Mosha mesatare mund të jetë e lartë ose moshë e deklaruar – siç ndodh online – paksa e ndryshme nga ajo reale. Problemi tjetër i këtyre aktiviteteve është se mund të bëjnë të ndihesh si “në kurthin e dëshpërimit”. Por gjithsesi mund të kalosh njëherë andej... “in incognito”, me justifikimin se po shoqëroni një mikeshë.



Kurset ideale

Tani besoj se e keni kuptuar që meshkujt nuk bëjnë joga. Do të ishte ideale ta bënin: mund të fillonit një bisedë të këndshme teksa qëndroni ulur mbi tapet, se sa i rëndësishëm është meditimi dhe sesa tip me këmbë në tokë jeni (pra mëse e përshtatshme për martesë)... Nejse, kjo është fjali kushtore... Ajo që dimë me siguri, është se nëse nuk preferojnë jogën, ka mjaft djem që ndjekin të tjera kurse. Gjuhët e huaja apo kompjuteri dhe fotografitë janë argumente të mira për të krijuar miqësi të reja. Dhe frekuentimi i shpeshtë i tyre është rast ideal për të gjetur këto mundësi. Në fund të fundit, dhe nëse nuk do arrinit qëllimin që i keni vënë vetes, do dilnit me një tjetër diplomë në xhep, që do t’ju shërbejë jo pak në të ardhmen.



Zhytuni në... sport!

Nëse dëshironi një lidhje të lumtur me një burrë, duhet të dini se sportet ndahen në dy grupe: ato që edhe ju mund t’i bëni dhe ato që nuk mund t’i bëni. Futbolli është sigurisht shembulli më i keq i grupit të dytë. Një sport që s’të ngjall aspak shpirtin konkurrues dhe që është mëse i përshtatshëm për këtë “hallin” tonë, është zhytja në ujë: një ambient mjaft mashkullor, por që u pëlqen edhe femrave.

Pastaj, kur vjen puna te sportet, mund të përftoni edhe nga vendet ku ato bëhen pa u përfshirë edhe vetë. Nuk e kishte keq Ovidi që këshillonte frekuentimin e garave si vendin e duhur për të gjetur partnerë: mjafton që të informoheni paraprakisht për ata që garojnë. Gara kuajsh e qerresh nuk ka më, por kjo nuk ju pengon aspak që bashkë me mikeshën tuaj të ndiqni në një lokal të dielën në drekë garën e radhës të Formula 1...

Dhe nëse filloni e bëni pak tifo për makinën që bën edhe dikush në tavolinën ngjitur, vëmendjen e keni të garantuar. Me ndeshjet e futbollit është pak më e vështirë, por gjithsesi jo e pamundur. E vetmja gjë që duhet të keni parasysh këtu, është se nuk mund ta tërhiqni vëmendjen me anë të sharmit tuaj: mjafton të dukeni e interesuar për skuadrën (të tijën sigurisht) dhe u bë!



Si të martohesh me një milioner
“E pra, si?!” – mund të pyesni. Po shihni njëherë filmin, jo për t’u argëtuar dhe të qeshur me gafat e tre mikeshave njujorkeze, as për të admiruar Marilyn Monroe-në, por për të mësuar filozofinë e tyre: që të gjesh një burrë të pasur, duhet të frekuentosh ambientet ku rrinë këta burra. E meqë Tirana e viteve 2000 nuk është Nju Jorku i viteve ‘50 dhe ju në fund të fundit nuk po kërkoni një miliarder që merret me tregtinë e naftës, por një 35 – 40-vjeçar me të ardhura të mira dhe të veshur bukur, ju mbetet që këtë “princ të kaltër” ta kërkoni në ato vende ku mblidhen princat e kaltër që vishen me kostum të zi, këmisha me button manchette e kollare “Hermes”: konferenca, seminare, takime biznesi, mëngjese pune... Lobet e hoteleve kryesore janë vendi i duhur për një takim “të rastësishëm”. Sajoni një punë andej rrotull. Ka njëmijë arsye pse mund të merrni pjesë në këto konferenca. Pastaj, nëse do keni veshjen e duhur (serioze e diskrete, ama me detaje femërore), askush nuk do guxonte të mendonte qëllimin tuaj të vërtetë. Dhe mbi të gjitha një këshillë: askujt mos ia thoni qëllimin që i keni vënë vetes. Tregohuni e painteresuar. Ju thjesht keni punë. Të tjerat lëruani në dorë fatit dhe princave të kaltër.


Revista Jeta
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Diana007

Diana007


Anzahl der Beiträge : 1823
Reputation : 11
Anmeldedatum : 12/12/2008

Ku ta gjesh burrin e duhur? Empty
MesazhTitulli: Re: Ku ta gjesh burrin e duhur?   Ku ta gjesh burrin e duhur? EmptyThu 12 Feb - 1:38

Very Happy Ohh pasha zotin gati e gjeta Razz Laughing
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Rora

Rora


Anzahl der Beiträge : 1671
Reputation : 8
Anmeldedatum : 23/04/2009

Ku ta gjesh burrin e duhur? Empty
MesazhTitulli: Re: Ku ta gjesh burrin e duhur?   Ku ta gjesh burrin e duhur? EmptyThu 23 Apr - 15:17

dil me naj udhekryq kishe po don me bo vetevrasje edhe t`dalin me shumice burra.. se beqarve nuk ja u ndin... Laughing
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Ku ta gjesh burrin e duhur? Empty
MesazhTitulli: Re: Ku ta gjesh burrin e duhur?   Ku ta gjesh burrin e duhur? Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ku ta gjesh burrin e duhur?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Make - up i duhur për BUZË PEFEKTE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Shoqria :: Dashuria-
Kërce tek: