Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  
Mire se vini te Engjujt e Shqipes.

 

 Lajmet me te reja nga sporti....

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Rora

Rora


Anzahl der Beiträge : 1671
Reputation : 8
Anmeldedatum : 23/04/2009

Lajmet me te reja nga sporti.... Empty
MesazhTitulli: Lajmet me te reja nga sporti....   Lajmet me te reja nga sporti.... EmptyTue 28 Apr - 14:36

ketu mundei ti postoni te reja nga sporti...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Rora

Rora


Anzahl der Beiträge : 1671
Reputation : 8
Anmeldedatum : 23/04/2009

Lajmet me te reja nga sporti.... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti....   Lajmet me te reja nga sporti.... EmptyTue 28 Apr - 14:36

Milan ne Tirane, perballe kombetares ne 12 maj


Skuadra e Milanit do te rikthehet per here te dyte ne Shqiperi pas ndeshjes me Tiranen, kete here ne nje perballje miqesore me skuadren kombetare.

12 maji do te jete data kur kuqezinjte e Ancelotti-t do te zbresin ne “Qemal Stafa” ne perballjen me kuqezinjte tane qe nuk kane ende nje trajnier pas largimit te hollandezit Arie Haan. 7 here fituesit e Liges se Kampioneve qe renditen aktualisht ne vendin e dyte ne Serie A, pritet te zbresin ne Tirane me formacionin e tyre me te mire.

Per shkak te kesaj ndeshjeje, Federata e Futbollit do te beje nje spostim te dates kur do te luhej finalja e Kupes se Shqiperise qe ishte parashikuar te zhvillohej ne 13 maj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arti

Arti


Anzahl der Beiträge : 3715
Reputation : 7
Anmeldedatum : 28/04/2009
Alter : 40
Ort : Atje

Lajmet me te reja nga sporti.... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti....   Lajmet me te reja nga sporti.... EmptyThu 18 Jun - 11:36

Drogba, Bosingwa dhe Chelsae dënohen nga UEFA

UEFA ka ndëshkuar dy lojtarët e Chelseat, Didier Drogba dhe Jose Bosingwa, si dhe vetë klubin blu, për incidentin në ndeshje gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.
Drogba është ndëshkuar me gjashtë ndeshje moslojë në garat evropiane, nga të cilat dy me kusht, për shkak të fjalëve me arbitrin kryesor, Tom Henning Ovrebo, si dhe fjalëve ofenduese të drejtuese për UEFA-në përmes kamerave.

Ndërsa Bosingwa është ndëshkuar me katër ndeshje moslojë, nga të cilat një me kusht, për shkak të deklaratave në media pas ndeshjes, duke e quajtur arbitrin ‘hajn’.

Chelsae është dënuar edhe me 100 mijë euro për shkak të sjelljes së dhunshme të lojtarëve dhe hedhjes së gjësendeve në fushë nga ana e tifozëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arti

Arti


Anzahl der Beiträge : 3715
Reputation : 7
Anmeldedatum : 28/04/2009
Alter : 40
Ort : Atje

Lajmet me te reja nga sporti.... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti....   Lajmet me te reja nga sporti.... EmptyThu 18 Jun - 11:37

Ronaldo do të marrë 13 milionë euro pagë vjetore

Mesfushori portugez Cristiano Ronaldo, jo vetëm që do të jetë transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit por, do të jetë edhe lojtari me të ardhura më të mëdha në botën e futbollit.
Ronaldo është në prag të kompletimit të transferimit të tij në Real Madrid, që kur Manchester United pranoi ofertën rekorde, prej 94 milionë eurosh.

Reali tash duhet të caktojë kushtet personale me portugezin, para se ai të prezantohet edhe zyrtarisht si lojtar i ri i klubit spanjoll.

Sipas Marca, Ronaldo jo vetëm që do të jetë transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit, por Reali do ta bëjë atë edhe futbollistin me përfitime më të mëdha.

Gazeta shkruan se Ronaldo do të marrë një pagë prej 13 milionë eurosh në sezon, ose një milion më shumë se sa lojtari me të ardhura më të mëdha për momentin, Zlatan Ibrahimovic, i cili në Inter merr 12 milionë euro në sezon.

Ronaldo do të marrë pagë po thuajse dyfish më të madhe se kapiteni Raul, i cili merr 7 milionë euro në sezon. Me marrëveshjen e re, portugezi do të marrë 1.083 milionë euro në muaj, ose 1 mijë e 500 euro çdo orë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arti

Arti


Anzahl der Beiträge : 3715
Reputation : 7
Anmeldedatum : 28/04/2009
Alter : 40
Ort : Atje

Lajmet me te reja nga sporti.... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti....   Lajmet me te reja nga sporti.... EmptySun 21 Jun - 2:15

United konfirmon largimin e Tevez

Manchester United ka konfirmuar se Carlos Tevez nuk do të luajë në Old Trafford në sezonin e ardhshëm.

“Manchester United njofton se Carlos nuk do të nënshkruajë kontratë të re me klubin”, shkruan në deklaratën zyrtare të United.

Më tutje, në deklaratë thuhet se kampioni i Anglisë është pajtuar të paguajë 25.5 milionë funte dhe i ka ofruar argjentinasit kontratë pesëvjeçare, e cila do ta bënte atë njërin nga lojtarët më të paguar, mirëpo ai nuk ka dashur të luajë më shumë për Manchester Unitedin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arti

Arti


Anzahl der Beiträge : 3715
Reputation : 7
Anmeldedatum : 28/04/2009
Alter : 40
Ort : Atje

Lajmet me te reja nga sporti.... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti....   Lajmet me te reja nga sporti.... EmptySun 21 Jun - 2:16

Kaka: Ndjehem si italian

Para ndeshjes së të dielës mbrëma kundër Italisë, superylli brazilian Kaka ka thënë se ndjehet si italian, përkundër se luan për përfaqësuesen e Brazilit.

“Ndjehem shumë italian, kam kaluar gjashtë vite atje dhe më duhet ta falënderoj atë vend dhe Milanin për shumëçka”.

“Ata u mposhtën në Londër (në ndeshjen miqësore kundër Brazilit), mirëpo këtë herë do të jetë ndryshe, është një ndeshje zyrtare dhe unë do ta zhvilloj atë me respektin më të madh”.

“Ndeshjet Brazil-Itali janë përballje klasike ndërkombëtare. Italia duhet të fitojë (pasi u mposht nga Egjipti) dhe për këtë arsye lojtarët do të jenë shumë më të motivuar”, ka thënë lojtari i Real Madridit për “AS”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arti

Arti


Anzahl der Beiträge : 3715
Reputation : 7
Anmeldedatum : 28/04/2009
Alter : 40
Ort : Atje

Lajmet me te reja nga sporti.... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti....   Lajmet me te reja nga sporti.... EmptyTue 23 Jun - 19:24

Milani refuzon ofertën për Paton

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka thënë se Rossonerët kanë refuzuar një ofertë të majme për sulmuesin brazilian Alexandre Pato.

Milani është i vendosur të mos e shesë Paton, duke refuzuar një ofertë të majme nga një top klub evropian.

“Milani këtë vit refuzoi ofertë të madhe për Paton. Por nuk do të tregoj se cili klub dërgoi ofertë”, ka thënë zëvendëspresidenti i klubit.

Galliani po ashtu ka zbuluar se në drejtim të klubit italian ende nuk ka arritur asnjë ofertë për Andrea Pirlo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lajmet me te reja nga sporti.... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti....   Lajmet me te reja nga sporti.... Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajmet me te reja nga sporti....
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Njohjet e reja te Pavarsise se Kosoves...
» Me qfar sporti mireni,apo proferoni?
» Cili eshte sporti qe urreni me se shumti...?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Të ndryshëme :: Sporti-
Kërce tek: