ForumForum  PortaliPortali  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  
Mire se vini te Engjujt e Shqipes.

Share | 
 

 Sekretet e meshkujve‏

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Arti

avatar

Anzahl der Beiträge : 3715
Reputation : 7
Anmeldedatum : 28/04/2009
Alter : 33
Ort : Atje

MesazhTitulli: Sekretet e meshkujve‏   Wed 27 May - 19:32

Ca gjëra i kuptojmë, për të tjera jemi gati për gjithçka që të mësojmë ç’bluan në kokë ai. Por tani është më e lehtë me 11 sekretet e tyre të zbuluara.


Sekreti nr. 1: Po, ata joshen 10 herë në ditë nga femra të tjera, po kjo nuk do të thotë se nuk na duan

Në rast se pyetja më e vjetër në historinë e çifteve është: “Çfarë ka për drekë?” ajo që vjen pas është “Po shikoje atë tjetrën?”. Dhe përgjigjja e vërtetë do të ishte: “Po, po e shihja”. Dhe në rast se ne ndonjëherë mendojmë se partneri nuk e vuri re aspak atë çupëlinën me bluzë të ngushtë dhe me një mini xhins në majë të këmbëve kilometrike, atëherë duhet të mësojmë që ai ka aftësinë të shohë qartë me bisht të syrit. Kur një grua e pashme kalon afër tyre dhe kur ajo për më tepër ka veshur dhe diçka provokuese, edhe po të jenë të shoqëruar, ata kanë një tundim tepër të fortë për ta parë. Ata e dinë mirë që kjo neve nuk na pëlqen aspak, por është vërtet një magnet instiktiv, që aktivizohet në sytë e mashkullit sapo një “objekt” me pol të kundërt dhe me pamje joshëse kalon pranë.


Sekreti nr. 2: Ai shkon për vrap për të qëndruar pak larg teje

Në vend të vrapit mund të jetë dhe palestra apo bilardoja. Në fakt nuk është se krejt papritur ai ndërgjegjësohet për barkun që po i kërcen mbi rripin pantallonave apo është ndonjë i apasionuar i madh pas bilardos, madje mund të jetë dhe dobët në atë lojë, por ai del për t’u larguar nga ne që ankohemi pa pushim dhe nga fëmijët që bërtasin kështu. Pra, të shkuarit për vrap nuk është thjesht vrap. Madje që në mes të rrugës ata i kap një dëshirë për t’u shtrirë në divanin e sallonit me kalamajtë që bërtasin përreth. Po ja që sa herë lënë shtëpinë për një justifikim të tillë, që nuk parashikon mundësinë për të na marrë me vete, me shumë mundësi e bëjnë për t’u larguar.


Sekreti nr. 3: Ata nuk i besojnë as vetë premtimet që na bëjnë

Kjo në fakt është goditje pak e fortë për ne, prandaj po themi më të rëndësishmen në fillim: Ata na duan fort. Ata mendojnë se jemi fantastike (sa kohë flitet për një lidhje të shëndoshë). Shumicën e kohës ata janë të kënaqur për zgjedhjen e bërë që na kanë qëndruar besnikë e kanë kaluar një pjesë të jetës me fëmijët, familjen dhe miqtë e përbashkët apo përballë televizorit në dhomën e ndenjjes.

Por ama shumica e tyre nuk i kanë kaluar vitet më produktive duke menduar: “Mezi po pres të bie në dashuri me një vajzë dhe të plakem me të”. Në vend të kësaj sigurisht që kanë vrarë mendjen se me sa femra të ngjashme me Pamela Anderson do flenë para se të kalojnë të 30-at. Dhe zakonisht u duhen ca vite sa ta heqin nga mendja këtë mendim.


Sekreti nr. 4: Të fituarit e parave e bën ata të ndihen të rëndësishëm

Në disa çifte gratë fitojnë më shumë. Kjo sigurisht është një arritje për femrat, për të cilën janë të lumtur dhe meshkujt. Po kjo në fakt është ajo që na thonë. Në të vërtetë ata janë aq krenarë, konkurrentë, egomaniakë, sa s’e kanë të lehtë ta pranojnë. Sigurisht që nuk është se ne do ta besonim që ai e ka të lehtë të presë kur gatuajmë ato që kemi blerë me lekët e fituara vetë.


Sekreti nr. 5: Megjithëse shpesh protestojnë, ata kanë qejf të rregullojnë gjëra nëpër shtëpi

Duhet t’ju lutemi me ditë për rubinetet, kanatat e dollapëve, suvanë e tavanit, që ata më në fund pas shumë kundërshtimesh, shtytjesh e harresash të marrin ato vegla që nuk ua dimë as emrin e të nisin punën. Por kjo zvarritje nuk është asgjë më shumë se një lojë fëmijësh, që atyre u pëlqen. Sepse në të vërtetë ata e kanë me qejf rregullimin e gjërave. I bën të ndihen mirë kur nga duart e tyre rregullohet diçka që pa këtë ndërhyrje do mbetej e prishur përgjithmonë (sigurisht ekzistojnë dhe hidraulikët e marangozët, duke ditur se këta në shtëpinë e tyre bëjnë të njëjtat kapriço). Por qëllimi pse nuk e thonë kurrë këtë është se gratë, sipas tyre, nuk e bëjnë dot ndryshimin ndërmjet të rregulluarit e një rubineti me derdhjen plehrave, duke i quajtur të dyja detyra të meshkujve, që duhet t’i kryejnë në fundjavë, pak a shumë në kohën kur ka nisur ndonjë ndeshje futbolli apo garë makinash. Por ata e duan atë lutjen tonë të përsëritur, inatin, tonë dhe zbutjen pas pak minutash, ndonjë kompliment të thënë sh<b>****</b>azi dhe sigurisht dhe shkallët që nuk kërcasin. Ja ku u doli sekreti!


Sekreti nr.6: Atyre u pëlqen kur i përkëdhelim dhe kujdesemi për ta si mama, por i tmerron ideja se do bëhemi si mamatë tona

Për këtë duan një shuplakë të fortë. Po s’kemi çfarë bëjmë. Vetë po kërkonim të mësonim sekretet. Pastaj, jo për t’i justifikuar, por nuk u vihet shumë faj. Fundja fare ata i kanë vjehrra.


Sekreti nr. 7: Çdo vit (apo dekadë) na duan më shumë

Sigurisht, duken si të rritur. Kanë në gardërobë ca kostume. Madje ndonjëherë porosisin dhe verë të mirë pa iu trembur syri. Por megjithëse i ngjajnë babait të tyre kur ka pasur atë moshë, ata akoma ndihen po ata djemtë katërvjeçarë që e tërhiqnin babain nga këmbët e pantallonave.

Me aq shumë kate ta paarritura në qiellgërvishtësin e rritjes së tyre emocionale, ata ndiejnë se vetëm sa kanë nisur të na duan në mënyrën dhe forcën që do e bëjnë këtë kur të jenë 40, 50 vjeç e më tej. Këtë sigurisht që nuk na e shpjegojnë, sepse do tingëllonte sikur tani nuk na duan. Duhet ca kohë që ata të vlerësojnë partneren përtej anëve seksuale. Por sa më shumë piqen, aq më shumë na duan, sepse mësojnë të vlerësojnë përmasat tona intelektuale dhe shpirtërore, që në fillim nuk i vënë rëndësi. Ato pritshmëritë “në pasuri e varfëri”, “në të mirë e në të keqe” nuk dalin përpara që në fillim. Në këto kohë të rralla ata ndërgjegjësohen për çfarë nuk ishin bërë të ndërgjegjshëm më parë.


Sekreti nr. 8: Ata shpesh nuk e kuptojnë fare bisedën

Të gjitha ne gjatë ditës mendojmë ca çështje të komplikuara e të thella rreth lidhjes. Dhe kur kthehemi në shtëpi duam të diskutojmë rreth tyre. Gjatë këtyre diskutimeve që do t’i kishte zili as më shumë e as më pak po ndonjë filozof apo psikolog, partneri yt rri ulur përballë duke mërmëritur herë pas here fraza të llojit “Patjetër, të kuptoj” , “Kjo është e logjikshme” apo “do mundohem t’i bëj gjërat më mirë”. Epo ai nuk po kupton asgjë. As ka kuptim fare për të e gjitha kjo. Dhe vërtetë nuk do t’i përsëriste gabimet po të kuptonte për çfarë po i flasim. Nuk është se nuk i bëhet vonë. Por aty ku ne kemi aftësinë për të tjerrë dhe analizuar çështjet, atij i korrespondon ndonjë mendim për sportin.


Sekreti nr. 9: Ata kanë shumë frikë kur jemi ne në timon

Do ta dish si ta katandisësh burrin tënd të fortë dhe të pamposhtur në një masë drithëruese frike? Kërkoji çelësat e makinës. Ata kanë frikë për vdekje kur në timon qëndrojmë ne. Edhe pse ai mund të ketë përpunuar metoda diplomatike për të shmangur çastin kur ne kërkojmë të drejtojmë makinën për t’u ulur në vendin e shoferit, ai ka një mosbesim të madh për aftësitë tona në këtë drejtim. Ti ndërkohë je e bindur se e bën këtë dhe më mirë se ai, po vetëm se po humbet rrahjet e zemrës që i ke provokuar partnerit e jo prej dashurisë.


Sekreti nr. 10: Ata gjithmonë do donin të ishin 25 vjeç

Thuajse të gjithë të rinjtë telashet, aventurat, koncertet, kampingjet, udhëtimet nuk i kanë lënë pa provuar. Dhe kanë shumë të drejtë të ndiejnë mall për to. Qenë kohëra të lavdishme kur plot besim në vetvete dhe shpresa të çmendura gati preknin qiellin. Pa kërkesë llogarie, pa përgjegjësi, i gjithë angazhimi ishte: sa më shumë femra, pije, dallgë të larta dhe rrugë të vështira. Tani sigurisht kanë komoditetin, një grua që do t’i dojë gjithë jetën, që e kanë zgjedhur vetë, një punë të rehatshme, por ama megjithëse na duan, shpirti nuk u ndahet as nga ai stil jete, që të paktën në retrospektivë nuk ka të sharë. Kështu që nuk duhen kritikuar kur sjellin cd të grupeve të rok-ut në shtëpi, apo kanë me aq merak ato dorezat prej meshini.


Sekreti nr. 11: Po t’u japim pak, janë gati të na japin botën

Mund të ketë ndodhur që disa prej tyre vendimin më të rëndësishëm në jetë për sa i përket martesës së tyre e kanë marrë pas një çasti reflektimi, larg syve të vajzës që duan apo përkëdheljeve e të saj. Ndoshta shtrirë në bordin e një varke që vozit në ujërat e një deti, ku ajo nuk e ka ndaluar të shkojë, apo në një kasolle në mal, ku ajo sërish nuk është treguar dyshuese para se t’i uronte të bënte qejf. Ata e dinë se kjo i kushton një femre dhe e vlerësojnë. Kjo është gjëja më e rëndësishme që një mashkull nuk e thotë kurrë: në rast se e lejon të kalojë një natë me shoqërinë, të harrohet në një mbrëmje pokeri, të shkojë për peshk ose për vozitje vetëm, nuk do ta harrojë kurrë dhe do ta vlerësojë më tepër se ç’pandehim ne. Dhe rrallë do dojë të lërë vetëm një partnere të tillë. Kjo është e vërteta.


Cfare mendoni ju, lidhur me zbulimin e ketyre sekreteve te meshkujve?

Jeni te mireseardhur ne diskutim Very Happy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Rora

avatar

Anzahl der Beiträge : 1671
Reputation : 8
Anmeldedatum : 23/04/2009

MesazhTitulli: Re: Sekretet e meshkujve‏   Thu 28 May - 23:46

kur te kam kohe... atehere zgjerohna ma teper me temen... e ndoshta edhe i qees ne pah edhe disa sekrete tjera... Laughing
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Gazi

avatar

Anzahl der Beiträge : 2251
Reputation : 18
Anmeldedatum : 12/12/2008
Ort : ger

MesazhTitulli: Re: Sekretet e meshkujve‏   Fri 29 May - 0:05

a nuk pate ti Arti tjeter pune veq me i tregu mshefsit tona ketyre shtrigav aa No Very Happy

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Arti

avatar

Anzahl der Beiträge : 3715
Reputation : 7
Anmeldedatum : 28/04/2009
Alter : 33
Ort : Atje

MesazhTitulli: Re: Sekretet e meshkujve‏   Fri 29 May - 1:47

Rora shkruajti:
kur te kam kohe... atehere zgjerohna ma teper me temen... e ndoshta edhe i qees ne pah edhe disa sekrete tjera... Laughing


Kush ti ka msu ty qato sekrete tjera? Razz lol!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Arti

avatar

Anzahl der Beiträge : 3715
Reputation : 7
Anmeldedatum : 28/04/2009
Alter : 33
Ort : Atje

MesazhTitulli: Re: Sekretet e meshkujve‏   Fri 29 May - 1:48

Gazi shkruajti:
a nuk pate ti Arti tjeter pune veq me i tregu mshefsit tona ketyre shtrigav aa No Very Happy

Hajt o Gazi mos baj dert, se kto edhe mi lexu, nuk i kuptojne taman lol!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
zhaneta

avatar

Anzahl der Beiträge : 2900
Reputation : 13
Anmeldedatum : 25/04/2009

MesazhTitulli: Re: Sekretet e meshkujve‏   Fri 29 May - 1:51

Hihihihi mos thuani ashtu se t'gjithat ju kuptoim...sekretet... Razz
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Arti

avatar

Anzahl der Beiträge : 3715
Reputation : 7
Anmeldedatum : 28/04/2009
Alter : 33
Ort : Atje

MesazhTitulli: Re: Sekretet e meshkujve‏   Fri 29 May - 1:55

zhaneta shkruajti:
Hihihihi mos thuani ashtu se t'gjithat ju kuptoim...sekretet... Razz


Shuj moj ti, se une nuk i kom postu tamam sekretet, i kom dredhu fjalit ka pak Laughing Razz Laughing
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Diana007

avatar

Anzahl der Beiträge : 1823
Reputation : 11
Anmeldedatum : 12/12/2008

MesazhTitulli: Re: Sekretet e meshkujve‏   Tue 2 Jun - 18:28

Arti shkruajti:
Gazi shkruajti:
a nuk pate ti Arti tjeter pune veq me i tregu mshefsit tona ketyre shtrigav aa No Very Happy

Hajt o Gazi mos baj dert, se kto edhe mi lexu, nuk i kuptojne taman lol!

Te ligat te gjetshin Razz

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Arti

avatar

Anzahl der Beiträge : 3715
Reputation : 7
Anmeldedatum : 28/04/2009
Alter : 33
Ort : Atje

MesazhTitulli: Re: Sekretet e meshkujve‏   Tue 2 Jun - 22:13

Trina shkruajti:
Arti shkruajti:
Gazi shkruajti:
a nuk pate ti Arti tjeter pune veq me i tregu mshefsit tona ketyre shtrigav aa No Very Happy

Hajt o Gazi mos baj dert, se kto edhe mi lexu, nuk i kuptojne taman lol!

Te ligat te gjetshin Razz

T'gjetshin ty, pse mue? Razz
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Rigona

avatar

Anzahl der Beiträge : 362
Reputation : 3
Anmeldedatum : 13/12/2008
Alter : 29
Ort : K'tu

MesazhTitulli: Re: Sekretet e meshkujve‏   Fri 5 Jun - 3:25

Arti shkruajti:


T'gjetshin ty, pse mue? Razz

Sepse t'shkojn per shtati Razz
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Arti

avatar

Anzahl der Beiträge : 3715
Reputation : 7
Anmeldedatum : 28/04/2009
Alter : 33
Ort : Atje

MesazhTitulli: Re: Sekretet e meshkujve‏   Fri 5 Jun - 3:27

Rigona shkruajti:
Arti shkruajti:


T'gjetshin ty, pse mue? Razz

Sepse t'shkojn per shtati Razz

Rri urt ti Razz (BAM)

_________________
Nëse e sheh dike pa buzëqeshje, jepja një tënden!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Rigona

avatar

Anzahl der Beiträge : 362
Reputation : 3
Anmeldedatum : 13/12/2008
Alter : 29
Ort : K'tu

MesazhTitulli: Re: Sekretet e meshkujve‏   Fri 5 Jun - 3:28

Arti shkruajti:


Rri urt ti Razz (BAM)

""


p.s. mos mi fshini shenjat ju lutna o moderator se ky e kupton domethanien e atyne.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Arti

avatar

Anzahl der Beiträge : 3715
Reputation : 7
Anmeldedatum : 28/04/2009
Alter : 33
Ort : Atje

MesazhTitulli: Re: Sekretet e meshkujve‏   Fri 5 Jun - 3:32

Rigona shkruajti:
Arti shkruajti:


Rri urt ti Razz (BAM)

""


p.s. mos mi fshini shenjat ju lutna o moderator se ky e kupton domethanien e atyne.

[p

P.S - Moderator, as mue mos mi fshini Very Happy

_________________
Nëse e sheh dike pa buzëqeshje, jepja një tënden!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Sekretet e meshkujve‏   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sekretet e meshkujve‏
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Shoqria :: Diskutime Shoqërore-
Kërce tek: