Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  
Mire se vini te Engjujt e Shqipes.

 

 Kush e vrau Luigj Gurakuqin?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gazi

Gazi


Anzahl der Beiträge : 2251
Reputation : 18
Anmeldedatum : 12/12/2008
Ort : ger

Kush e vrau Luigj Gurakuqin? Empty
MesazhTitulli: Kush e vrau Luigj Gurakuqin?   Kush e vrau Luigj Gurakuqin? EmptySun 14 Jun - 22:24

“Luigj Gurakuqin e vrau Çatini”


Fakte dhe histori të treguara nga Fritz Radovani: Ja e vërteta e vrasësit dhe pazaret e bëra...
Kushëriri i rilindësit i shkruan shefit të Oborrit Mbretëror

Rezarta Delisula

Edhe pse mundohemi t’ju rikujtojmë emrin e Çatin Saraçit krerëve të Legalitetit, miq të mbretit Zogu I, shumica e tyre e kanë njohur vetëm nga libri i famshëm, ku Ahmet Zogu quhet tradhtar, vrasës e hajdut.

Ata pak që kanë dëgjuar për të thonë se mbreti, duke njohur se sa llafazan ishte Çatin Saraçi, dhe për të mos prishur imazhin te katolikët e Shkodrës, që atëherë e quanin veten të përjashtuar nga regjimi, e dërgoi atë si konsull për ta mbajtur larg politikës vendase. Më pas, kur mësoi se shkodrani ishte vënë në shërbim të italianëve dhe anglezëve ia hoqi këtë detyrë. Pikërisht në këtë moment nis lufta e Çatin Saraçit kundër mbretit Zog. Në letërkëmbimin e Ali Ohrit me Fritz Radovanin, djalin e Kolë Radovanit, ushtarak i lartë në kohën e Zogut, si dhe kushëri i Luigj Gurakuqit, ky i fundit tregon se vrasjen e Luigj Gurakuqit e ka paguar Çatin Saraçi, ndërsa tregon dhe detajet e familjes së tij që i njeh mirë.
Çatini shkruante...

Çatin Saraçi, në librin e tij të pambaruar “Zogu i shqiptarëve”, akuzon Ahmet Zogun si vrasës të Luigj Gurakuqit më 1925. Në shënimet e tij thuhet se në atë kohë sapo kishte mbërritur në Bari, ku kishte marrë në dorë konsullatën dhe detyrën për të vrojtuar udhëheqësit e opozitës dhe Nolin, të cilët ishin strehuar në Itali, kur një student kishte qëlluar për vdekje Luigj Gurakuqin. Sipas konsullit, vrasësi kishte ardhur në zyrën e tij dhe i kishte thënë se ardhja e tij në Bari ishte për një qëllim shumë të madh, por duke e njohur atë student, Çatini nuk ia kishte varë shumë, pasi në të kundërt, siç thotë ai, mund të kishte lajmëruar udhëheqësin e opozitës me të cilin ai thotë se mbante marrëdhënie të mira personale. Mosreagimi i tij i ka shërbyer në anën tjetër, ku fitoi besimin 100 për qind të Zogut, i cili, sipas konsullit, ishte porositësi i kësaj vrasjeje. “Pas këtij episodi tragjik ia dola t’i fitoja zemrën Zogut e të bëhesha njeriu i tij më i besuar, kësisoj isha në gjendje të shpëtoja shumë jetë njerëzish”, shkruan ai, ndërsa në pasazhet e këtyre shënimeve nuk flitet për ndonjë person që diplomati i ka shpëtuar jetën. Edhe pse Çatin Saraçi vazhdoi të ishte pranë Zogut deri në fund të mbretërimit, ai thotë se ndarja me mikun e tij filloi pikërisht në këtë moment, në vrasjen e Gurakuqit.

E vërteta

Fritz Radovani, që është kushëri i rilindësit, Luigj Gurakuqi, tregon se familja e tij e di shumë mirë se kush ka qenë vrasësi i liderit të opozitës. Sipas tij, Çatin Saraçi ka urdhëruar të afërmin Baltjon Stamolla për vrasjen e Luigjit. Ky i fundit nga burgu i kish shkruar Çatinit një letër ku shkruhej: “A i ke pague paret”. Sipas Fritz Radovanit, bëhej fjalë për paratë që duhej të paguante ai, në mënyrë që vrasësi i Luigj Gurakuqit të dilte nga burgu. “Kjo pusull asht kenë deri në vitin 1992 në Muzeumin e Shtëpisë së Luigj Gurakuqit në Shkodër”, i shkruan ai Ali Ohrit, duke i sugjeruar edhe personin që mund ta ketë këtë pusullë. Ndërkaq, tregimi i tij hyn në detaje më intime. E ëma e Baltjonit ka treguar se kur Çatini e kishte kërkuar, djali i saj ndodhej në kopsht, e duke përfituar nga të qenit vetëm, e ëma i është lutur Çatinit të mos e përziejë djalin e saj me këto punë. Pas vrasjes së Luigj Gurakuqit, Çatini nuk ishte dukur më në shtëpinë e tyre dhe nuk e kishte marrë përsipër nxjerrjen nga burgu të Baltjonit, edhe pse e futi vetë në atë valle. “Shumë shpejt Çatini asht zhdukë nga Shqipnia, se asht konsiderue vrasës i Luigj Gurakuqit. Ndër ato dy tri ditë që asht vra Luigji, Saraçt kanë organizue një mbrëmje dëfrimi, ku kanë marrë pjesë edhe këto familje: Lec Shkreli, Gerejt, Dedjakupt, Gurazezët. Për këtë mramje ka shkrue Mark Gurakuqi, kushëri dhe shkrimtar i librit me titull “Luigj Gurakuqi”, shkruan nga Australia Fritz Radovani.

Vrasësi i tradhtuar

Pasi kreu në mes të Barit vrasjen e liderit të opozitës Luigj Gurakuqi, Baltjoni u burgos nga italianët. I riu nuk mundi të dilte sipas premtimeve të Saraçit dhe mbeti në burgjet italiane deri pas pushtimit italian të Shqipërisë. Kur Mustafa Kruja erdhi kryeministër, i kërkoi qeverisë italiane ekstradimin e “Baltjon Stamollës në Shqipëri. Kjo marrëveshje u krye dhe pas sjelljes së vrasësit në Durrës. I shoqëruar me policë ai është nisur për në Fier, për arsye sigurie, larg qytetit të lindjes. Në Fier ka qëndruar në një shtëpi të ruajtur nga policë, e një ditë thuhet se ai ka dashur të arratisej dhe policët kanë qëlluar në drejtim të tij me automatik. “E kanë lanë disa orë pa e çue në spital, mbasi kështu kishte porositë Mustafa Kruja, që Baltjoni mos të vritej në çast, por të vuante nga dhimbjet e menjëhershme që shkakton arma kur shprazet në bark. Afro dy-tri ditë mbas gjuajtjeve ka vdekë tue vërritë nga dhimbjet. Mustafa Kruja i ka thanë Babës tem: Ia bana kështu Baltjonit, se ia kishe kaq gja borxh mikut tem Luigj Gurakuqit”, i shkruan i moshuari Ali Ohrit, shefit të zyrës së Oborrit Mbretëror. Sipas tij, këto familje që u konsideruan si zogistë, pinjollët e tyre përfunduan në sigurim të shtetit.

Pakënaqësia

Një ndër librat më të shitur në libraritë e Tiranës ka qenë pikërisht “Zogu i Shqiptarëve”, i shkruar nga Çatin Saraçi. Diplomati, që pretendonte se kishte shok të ngushtë Zogun dhe se njihte çdo anë të tij, me kujtimet e veta ka ngjallur lloj-lloj reagimesh, duke e ngjitur në top blerje këtë libër, ku për herë të parë Ahmet Zogu shfaqet ndryshe. Malok, koprrac, 70 për qind analfabet, diktator, injorant, vrasës, hajdut, tradhtar… janë sharjet që hasim thuajse në çdo faqe të këtij libri, të shkruara nga njeriu që njihet më shumë si piktor dhe që dikur ka qenë diplomat. Sigurisht që për një pjesë të madhe të njerëzve ky libër ka sjellë pakënaqësi. Disa pohojnë se Çatin Saraçi ka qenë nga ato persona me personalitet të shumëfishtë, e që psikologjikisht të paaftë për të qenë produktiv në një prej zgjedhjeve të tij, përfshi këtu diplomatin, muzikantin e piktorin. “E çfarë mund të presësh nga një njeri që pretendon se është shok i yti e në çdo rast ai ta ngul thikën prapa shpine për një grusht para më shumë, apo për një detyrë më të mirë. Kjo kuptohet fare qartë nga deduksioni që mund t’i bëhet rrëfimit të tij, ashtu edhe në rastin e Luigj Gurakuqit. Ai pranon se ka marrë paralajmërim për vrasjen dhe s’e ka vënë ujin në zjarr, duke menduar se kjo s’do të ndodhte. Ndërkohë që pretendon se pas kësaj i ka qëndruar pranë Zogut për të shpëtuar jetët e të tjerëve”, thotë një prej veteranëve të Legalitetit. Ndërkaq, një nga këshillat më të vlefshme që ka marrë Ali Ohri prej mikut të tij Fritz Radovani ishte zbulimi i të vërtetave në arkiva. Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë i thuhet stop rrugës së shpifjeve e gënjeshtrave mbi mbretin. Kjo ishte historia e treguar nga kushëriri i Luigj Gurakuqit, i cili thotë se vrasësi i vetëm i tij ka qenë Çatin Saraçi.



letra e fritz radovanit derguar ali ohrit

I nderuemi dhe i dashtuni z.Ali,

(Po të dërgoj pjesë nga materialet e mija historike që kam shkrue unë)

Fatkeqësisht sistemi komunist jo vetëm ka falsifikue historinë, por edhe ka krijue ndër njerëzit ide se me të vërtetë asht ashtu si kanë gënye dhe vazhdojnë me gënjye edhe sot komunistët. Sasia e madhe e helmit t’ideologjisë komuniste që qarkullon me mjetet e propagandës e teksteve shkollore e atyne pseudohistorike deri në skajet më të largëtra të Australisë më bind se: Për shumë vjet asht e vështirë me fshi blozën dhe ndryshkun që ka veshë trunin dhe llogjikën e Shqiptarëve...
...
U zgjata pak në hymje të fakteve, mbasi mendoj se ka ardhë koha me u marrë me shumë seriozitet kjo Periudhë e Historisë së pashkrueme.
Çatin (ose ÇaPin) Saraçi, ishte vëllai i Patukut, Sandrit e Toninit. I kam njohtë të gjithë. Kjo familje kishte lidhje kushurinije me Baltjon Stambollën. Çatini, pra (ÇaPini, si e quej unë, sepse çapini i jep helmin gjarprit), i ngarkoi detyrën e vrasjes së Luigjit Baltjonit, i cili mbasi e kreu këtë vepër të poshtër, nga burgu në Itali i shkoi një copë pusull Çatinit; Çatin a i ke pague paret?. Ishte fjala për me pague Çatini lirimin e tij nga italianët. Kjo pusull asht kenë deri në vitin 1992 në Muzeumin e shtëpisë së Luigj Gurakuqit në Shkodër. Për kepjen ose jo të kësaj pusull, jo më shumë se 10X8 centimetra, mund të lidheni me zotin Mentor Quku, i cili ishte drejtor i Muzeit, dhe besoj se ju ndihmon kur t’i drejtoheni n’emnin tem...
...
Aso kohe (1925), baba i em ishte në Gardën Mbretnore. Pak ditë mbas vrasjes Luigjit babën e ka thirr Mbreti vetë dhe i ka thanë: “Kolë, unë të njoh dhe e dij se prej teje, edhe pse je kushërini i Luigjit, nuk më vjen asnjë e keqe, por smirëzijtë e dashakëqijtë tuej kanë me u mundues me më bat ë keqen, tue spifë për ty se gjoja ti je tue u mundue me organizue grup kundërshtar kundër meje. Për me evitua çdo të keqe ndaj teje, kërko ku të pëlqen me shkue me detyrë si ushtarak dhe unë do e plotësoj dëshirën tande. Dhe në të vërtetë Baba asht largue nga Pallati, por nuk ka pasë asnjë problem nga Mbreti. Përkundrazi, funksionet që ka pasë Baba deri sa ka vdekë ishin të rëndësishme....
...
Unë kam këtë mendim: Asht koha që duhen zbardhë disa ngjarje që mbas nesh, ose nuk ka me u marr kush seriozisht me to, ose “ndokujt” ka me i interesua me i lanë në errësinën e sotme.
....
Arkivat janë mjeti dhe arma më e vlefshme në dorën e të Drejtit!
Përshëndetje miqësore e vllaznore: I Juej, Fritz Radovani

Melburn, 2006, tetor 29.



Deklarata pas bisedimeve me qeverinë e SHBA-së, më 1942
Noli e Konica: Pa Zogun bie fuqia e qeverisë në mërgim

Në dhjetor të vitit 1923, për herë të parë në historinë e tij mbi 2500-vjeçare, populli shqiptar votoi i lirë në zgjedhjet për asamblenë kushtetuese.

Partia e Zogut fitoi shumicën në Parlament, e pikërisht në këtë moment filloi përplasja me opozitën e kryesuar nga Noli. Më 23 shkurt 1924, studenti nga Mati Beqir Valteri i bën atentat Zogut para Parlamentit e pikërisht pas këtij momenti kryeministri Ahmet Zogu jep dorëheqjen. Më 10 qershor 1924, opozitarët e kryesuar nga Fan Noli futen në Tiranë e qytete të tjera, duke shkaktuar atë që ne e njohim si revolucioni demokratik i qershorit. Më 16 të po atij muaji u krijua qeveria e “Nolit”, e cila nuk zgjati shumë. Ahmet Zogu u dënua me vdekje nga gjyqi special e po kështu edhe bashkëpunëtorët e tij. Marrëveshja me Bashkimin Sovjetik konsiderohet si gabimi më i rëndë i Nolit, i cili në atë periudhë duke menduar gjeografikisht larg Rusinë, po aq larg mendoi dhe hapjen e komunizmit. Veprimi i peshkopit solli pakënaqësi jo vetëm në popull, por edhe te shtetet e mëdha evropiane. Zogu u fut në Tiranë më 24 dhjetor 1924, mbështetur dhe nga shtetet evropiane, duke përmendur Anglinë si mbështetësi kryesor, ndërsa Fan Noli u kthye në SHBA për të vazhduar detyrat e tij. Fan Noli, peshkopi ortodoks që kishte studiuar në Harvard, ëndërronte që në Shqipëri të drejtonte një qeveri demokratike përparimtare sipas modelit amerikan. Edhe pse Noli mendohej si një ndër armiqtë kryesorë të Ahmet Zogut, bashkë me Faik Konicën, që konsiderohej si miku i tij, në vitin 1942 i bënë qeverisë së SHBA-së propozimin për të bërë një qeveri shqiptare në mërgim. Në librin e Çatin Saraçit thuhet se sapo ai kish marrë vesh qëllimin e Zogut për të vjelë para mes Kryqit të Kuq i ka shkruar Konicës. Por duket se Faik Konica s’i ka vënë mend Saraçit dhe s’ka vënë në dyshim miqësinë e tij me Zogun, gjë që e tregon dhe deklarata e botuar në gazetën “Dielli”, më 1942. Fan Noli dhe Faik Konica u ftuan nga qeveria e SHBA-së për të diskutuar mbi ngritjen e një qeverie shqiptare në mërgim. Sipas dy personaliteteve shqiptare, vetëm një mbledhje e të gjithë personaliteteve shqiptare në mërgim mund ta tunde popullin shqiptar dhe të ishte e pranueshme për Shtetet e Bashkuara. “Mbreti Zog është më i shquari personalitet shqiptar i gjallë, dhe përjashtimi i tij do t’i hiqte fuqinë lëvizjes që proponohet të bëhet”, thuhet në deklaratën e Nolit dhe Konicës. Edhe pse para shumë vitesh ai e konsideronte Ahmet Zogun armik, madje e kishte dënuar dhe me vdekje, pas pak vitesh ai ndryshoi mendim, duke vlerësuar pozicionin dhe aftësinë e Zogut për të bërë shtet. Në deklaratën e dy prej intelektualëve më në zë shqiptarë veç të tjerash thuhej se në këtë guvernë shqiptare në mërgim askush nuk do ishte i detyruar të hiqte dorë nga mendimet e tij politike, por do të bashkëpunojë, derisa tërësia e tokës dhe liria e Shqipërisë të sigurohen në Konferencën e Paqes, e pas kësaj cilido mund të marrë lirinë e tij për të vepruar. Deklarata u nënshkrua më 19 nëntor të vitit 1942, ndërkohë që Shqipëria ishte e pushtuar. Kjo qeveri e përkohshme nuk u krijua kurrë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kush e vrau Luigj Gurakuqin?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kqyrni kush ka ardhe:P
» Ei ---> asht kush ketu.
» Kush tradhton ma shume... ?
» Kush ishte e eshte Basi?!
» Pasqyre, pasqyre kush eshte ma i/e bukur ne bote...?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Kulturë :: Histori-
Kërce tek: