Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  
Mire se vini te Engjujt e Shqipes.

 

 Kosova antare e FMN...

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Rora

Rora


Anzahl der Beiträge : 1671
Reputation : 8
Anmeldedatum : 23/04/2009

Kosova antare e FMN... Empty
MesazhTitulli: Kosova antare e FMN...   Kosova antare e FMN... EmptySun 10 May - 15:29

Fondi Monetar Ndërkombëtar zyrtarizon anëtarësimin e Kosovës

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka njoftuar mbi pranimin e Kosovës në këtë institucion financiar ndërkombëtar, duke i ofruar dje zyrtarisht anëtarësimin. Këtë e ka konfirmuar në një kumtesë të dhënë mbrëmë Bordi i Ekzektuv i Fondit i cili ka certifikuar votën e bordit të guvernatorëve. Kumtesa e FMN-së theksonte më tej se Kosova do të bëhet zyrtarisht anëtare atëherë kur përfaqësuesi i saj do të nënshkruajë nenet e marrëveshjes në Washington, ku gjendet edhe selia e FMN-së.
Para se të bëhet nënshkrimi, Republika e Kosovës duhet formalisht të pranojë në përputhje me ligjet e saj, të neneve të marrëveshjes së FMN-së si dhe të gjitha kushteve që janë përshkruar në rezolutën e Bordit të Guvernatorëve.
Kuota fillestare për Kosovën e propozuar nga Bordi kapë shumën prej 88.6 milion dollarë dhe nga 185 vende anëtare sa ka FMN secilit i caktohet një kuotë që bazohet në peshën që çdo vend ze në ekonominë botërore, zotimin financiar ndaj Fondit, që është një bazë për qasje në financimet në FMN. Anëtarësimi i jepë Kosovës të drejtë për të marrë kredi prej miliona dollarësh që mbështeten nga Fondi.
Anëtarësimi është edhe parakusht për anëtarësim në çdo institucion tjetër financiar ndërkombëtar dhe hapë dyert për anëtarësim edhe në Bankën Botërore. Siç ka deklaruar për RTK-në një burim në Washington,
Kosova pritet të bëhet anëtare e Bankës Botërore në fillim të qershorit midis datave 3 deri ne 5 qershor. Vendet që kanë votuar për anëtarësimin e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar pritet të votojnë edhe për pranimin e saj në Bankën Botërore, me të njejtën
procedurë pa të drejtë të vetos për bllokim.
Anëtarësimin e Kosovës në FMN, sipas shtypit amerikan, kanë bërë përpjekje për të penguar sidomos Serbia dhe Rusia, mirëpo Kosova kishte mbështetjen kryesore nga SHBA dhe vendet e Bashkimit Evropian.
Kryeministri Hashim Thaçi e vlerësoi këtë si fitore të madhe politike dhe ekonomike të Kosovës. "Me këtë vendim vijnë edhe përgjegjësitë për të vazhduar me krijimin e vendeve të punës, të paguara më mirë, për ndërtimin e një infrastrukture moderne për zhvillim ekonomik”, theksoi kryeministri Hashim Thaçi në konferencën e sotme për media.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kosova antare e FMN...
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kosova aplikon në OKI, pasi të jetë pranuar në OKB
» Edhe Kosova shënon Ditën Botërore të Mjedisit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Politikë :: Pavarësia e Kosovës-
Kërce tek: